Orban: Duam paqe në Europë, nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë
Në konferencën për shtyp pas Samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Hungari, Kryeministri i vendit Viktor Orban ka bërë thirrje për liderët europianë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur luftën në Ukrainë. Në fjalën e tij, Orban u tregua i qartë dhe i drejtpërdrejtë kur tha se duhet paqe […]
Në konferencën për shtyp pas Samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Hungari, Kryeministri i vendit Viktor Orban ka bërë thirrje për liderët europianë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur luftën në Ukrainë.
Në fjalën e tij, Orban u tregua i qartë dhe i drejtpërdrejtë kur tha se duhet paqe në Europë dhe se për këtë nuk mund të presin gjithmonë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve në SHBA, duhet ta dimë që ka ndryshime madhore. Ramë dakord që duam paqe sa më shpejt të jetë e mundur në Europë. U ra dakord për faktin që Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar sigurinë e saj. Nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë”, tha Orban në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Orban theksoi se në samitin e Komunitetit Politik Europian u ra dakord edhe që BE duhet të jetë më aktive në çështjet që shqetësojnë Europën, një prej të cilave është edhe emigracioni.
“Po kështu u ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat për të ardhmen, kjo do përcaktojë të ardhmen e Europës. Ka një takim plenar në samite të tilla dhe ka edhe seanca të veçanta pune. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve. Kemi pasur një seancë për sigurinë, ekonominë dhe po kështu edhe një tjetër që është përqëndruar te çështjet e emigracionit. Prej një kohe të gjatë tashmë shoh që kjo çështje është mjaft vendimtare për pikëpamje kundërshtuese, në fakt po trysnon sistemet tona. Konstatova sot që ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime në sferën politike, dhe këtë duhet që ta trajtojmë dhe në profesionin tonë quhet aktivizëm. Për qeverisjet tona duhet të ketë vendime. Hungaria gjithmonë ka qenë gjithmonë kundër aktivizimit gjyqësor. Nuk mendoj se mund ta ndalim emigracionin nëse nuk ju qasemi si duhet vendimeve në fuqi”, u shpreh Kryeministri i Hungarisë, që aktualisht ka Presidencën e radhës të BE.
Kryeministri Orban theksoi se samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama.
/a.r
What's Your Reaction?