Tranzicioni i pushtetit nga Biden te Trump, Blinken cakton zyrtarin që do të mbikëqyrë procesin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka emëruar ish-ambasadorin, Stephen Mull, një ish-diplomat nën administratat e mëparshme demokrate dhe republikane, për të mbikëqyrur kalimin nga administrata Biden në administratën e ardhshme të Trumpit. Zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, Matheë Milleri bëri të ditur se Mull do të punojë me ekipin e presidentit të sapozgjedhur, Donald […]
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka emëruar ish-ambasadorin, Stephen Mull, një ish-diplomat nën administratat e mëparshme demokrate dhe republikane, për të mbikëqyrur kalimin nga administrata Biden në administratën e ardhshme të Trumpit.
Zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, Matheë Milleri bëri të ditur se Mull do të punojë me ekipin e presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump për të siguruar një tranzicion sa më të suksesshëm të pushtetit që të jetë e mundur.
“Ambasadori Mull do të punojë me ekipin e presidentit të zgjedhur për të siguruar një tranzicion sa më të suksesshëm që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller në një konferencë për mediat.
Mull së fundmi shërbeu si nënsekretari i shtetit për Çështjet Politike për rreth tre muaj gjatë administratës së parë të Trump, dhe ishte ambasador i SHBA-së në Poloni gjatë mandatit të dytë të Presidentit Barack Obama.
“Transferimi paqësor i pushtetit është një element thelbësor i demokracisë sonë që është jetik për sigurinë e kombit tonë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për ne që të zhvillojmë një proces tranzicioni të qetë, efikas dhe profesional”, ka theksuar Miller.
Miller parashtroi gjithashtu prioritetet e politikës së jashtme të administratës Biden për kohën e mbetur në detyrë, duke përfshirë përfundimin e luftimeve në Gazë dhe Liban.
/a.r
What's Your Reaction?