“Wander Reader Travel Awards”, Kumbaro: Medalje të argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar

Shqipëria është nderuar me medaljen e argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve të revistës prestigjioze britanike “Wanderlust”. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Kumbaro tha se në konkursin “Wander Reader Travel Awards” përmes një votimi publik, vendi […]

Nëntor 8, 2024 - 10:00
 0
“Wander Reader Travel Awards”, Kumbaro: Medalje të argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar
Reklamë
Reklamë

Shqipëria është nderuar me medaljen e argjendtë si vendi më i dëshirueshëm për t’u vizituar nga turistët gjatë edicionit të 23-të të çmimeve të revistës prestigjioze britanike “Wanderlust”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Kumbaro tha se në konkursin “Wander Reader Travel Awards” përmes një votimi publik, vendi ynë u vlerësua si një destinacion që po fiton shpejt famë botërore ku ndërthuren bukuritë natyrore me trashëgiminë e pasur kulturore.

Reklamë
Reklamë

Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ata natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 9.7 milionë të huaj gjatë 9 muajve të këtij viti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.