Shkarkimi i Yoav Gallant, njeriut të aksioneve famëkeqe në Gaza- një bombë politike më gjigante nga rrënojat e Gazës!

Nga Liridona Beqiri Raportet të acaruara prej kohësh midis kryeministrit izraelit Netanyahu dhe ministrit të mbrojtes Gallant, kishin epilogun e aktit të shkarkimit si tregues mosbesueshmërie ndaj njeriut që paqen si normë e gjente prapa divizionit të tankeve. Tanimë ish ministri i mbrojtes, Gallant një oficer ushtarak me përvojë, i cili ka mbajtur pozicione të […]

Nëntor 8, 2024 - 12:00
 0
Shkarkimi i Yoav Gallant, njeriut të aksioneve famëkeqe në Gaza- një bombë politike më gjigante nga rrënojat e Gazës!
Reklamë
Reklamë

Nga Liridona Beqiri

Raportet të acaruara prej kohësh midis kryeministrit izraelit Netanyahu dhe ministrit të mbrojtes Gallant, kishin epilogun e aktit të shkarkimit si tregues mosbesueshmërie ndaj njeriut që paqen si normë e gjente prapa divizionit të tankeve. Tanimë ish ministri i mbrojtes, Gallant një oficer ushtarak me përvojë, i cili ka mbajtur pozicione të rëndësishme brenda Forcave të mbrojtes izraelite, rol të spikatur në veprimet ushtarake të Izraelit, duke përfshirë shërbimin si Komanda jugore e cila kontrollon operacionet në Rripin e Gazës. Kjo prapavij shërbimi prej agresori, bëri atë një figurë të shquar në strategjinë agresive të ushtrisë në Gaza.

Izraeli ka një histori të gjatë të mbështetjes në shërbimet ushtarake dhe të inteligjencës për të ruajtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë, e nga këtu struktura e mbrojtjes së vendit shihet shpesh si një nga institucionet më të unifikuara në shoqërinë izraelite, sidomos për çështje që kanë lidhje me gatishmërinë ushtarake. E sa i përket çështjes kombëtare, Gallant, i cili kishte shërbyer në ushtri për dekada, njihej si figurë emblematike në pragmatizmin dhe profesionalizmin brenda qeverisë izraelite, veçanërisht kur ishte fjala për sigurinë kombëtare.

Reklamë
Reklamë

Nisur nga parimi që integriteti dhe uniteti i ushtrisë izraelite janë parësore, vendimi për të shkarkuar një oficer të rangut të tillë me aftësi cilësore për çështjet ushtarake dhe sigurisë kombëtare, sdomend që ngren dyshime për prioritetet e Netanyahut në aspektin e sigurisë kundrejt pushtetit politik.

Që të dy të prirur që marrëdhëniet ndërkombëtare të duken si një lojë shahu dhe fushën e betejës kanë si formën e tyre në lëvizjet e diplomacisë ndërkombëtare, në shumë raste jo aq diplomatik por me trashëgimi urdhërash të stilit ushtarak .

Gallant dhe për nga tiparet famëkeqe dhe jo gjithmonë diplomatik, përfundoi epokën e tij sunduese me nuanca mosbesimi, gjë që vret unin e tij prej ushtaraku të denjë në misionin e tij të përbetuar.

Shkarkimi i ministrit të mbrojtes Yoav Gallant është një ngjarje e madhe politike dhe padyshim tërhoqi vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve izraelitë që pasoi me protesta, të cilët veprimet e kryeministrit i shohin si të pamatura dhe përçarëse dhe kanë treguar se shoqëria izraelite është thellësisht e ndarë në drejtimin e ardhshëm të vendit. Gjithashtu të shqetësuar për erozionin e normave demokratike dhe gjendjen e politikës izraelite, udhëheqjen e Netanyahut dhe implikimet më të gjera për stabilitetin e qeverisë izraelite.

Akti ishkarkimit të një udhëheqësi të lartë ushtarak e të respektuar si Gallant, rrezikon të tjetërsojë dhe demonizojë pjesët kryesore të shoqërisë izraelite, sidmomos ato brenda institucionit ushtarak dhe aparatit të sigurisë dhe kjo padyshim që mund të shihet si pjesë e strategjisë më të gjerë të Netanyahut për të mbajtur kontrollin mbi udhëheqjen e tij.

Netanyahu si profil, është i njohur për zgjuarsinë e tij politike dhe aftësinë për të taktizuar në koalicione komplotiane dhe vendimi për të shkarkuar Gallant pasqyron stilin e tij autoritar e centralist të udhëheqjes, synim gatishmërie për të spastruar anëtarët e qeverisë së tij që sfidojnë autoritetin e tij.

Një tundim diplomatik i Netanyahu nga shkëlqimi i nivelit të arritjeve dhe trimërise së Gallant, vë në pah kompleksin e tij mbi nevojën për të pasur një ministër të mbrojtjes e jo një hero kombëtar(pozicion që i’a ka siguruar vetes).

Përllogaritjet e kryeministrit izraeit, mendësi në fakt e gjithë shefave shtetëror dhe jo vetëm, që frustrohen kur kanë në krahë figura të ndritura që kanë përvojën, idetë e mëdha, guximin, e që ju marrin vëmendjen atyre, padyshim frikësoi atë nga kjo “rahati” e Gallant i cili gjithnjë e më shumë po merrte aurën e rolit të kryeministrit me mosbindjen e tij, por pa pasur në mëndje egon e Netanyahut i cili nuk kishte më nevojë për dikë që po i vidhte vëmendjen, aq më shumë dikush që reformën e tij në drejtësi e bënte të duket e dobët e që shkaktoi dilema morale në ndershmërinë e tij politike.

Popullariteti gjithnjë e në rritje dhe veprimtaria mbresëlënëse e Gallant që po linte në heshtje dhe errësonte figurën e Netanyahu, ndër tjera solli dhe shkarkimin e tij. Ndosëse ky gjest nuk do i shërbente rendit politik dhe sigurisë por përkundrazi do krijonte paqëndrueshmëria politike dhe ndarje, shqetësime të sigurisë ushtarake dhe kombëtare.

Gjithsesi, Gallant do të mbahet mend si njeriu famëkeq që vuri themelet e standardit të ‘operacioneve të pastrimit’ në Gaza, njeriu që nuk kishte asnjë dialog paqësor si pjesë e momorandumeve të tij strategjike ushtarake, njeriu që ushqeu krizën humanitare dhe minii perspektivat për paqe. Dhe padyshim, Gaza do të mbetet historikisht kryevepra e tij ushtarake!

*Ditar i njw shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.