Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Trump apo Biden?… Me administratën Republikane apo atë Demokrate i ka pasur “ditët më të mira” Shqipëria në drejtim të ekonomisë? Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e viteve 2017-2019, kohë gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtoheshin nga Donald Trump, investimet amerikane në vend ishin pak më shumë […]

Nëntor 8, 2024 - 14:15
 0
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…
Reklamë
Reklamë

Trump apo Biden?… Me administratën Republikane apo atë Demokrate i ka pasur “ditët më të mira” Shqipëria në drejtim të ekonomisë? Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në harkun e viteve 2017-2019, kohë gjatë së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejtoheshin nga Donald Trump, investimet amerikane në vend ishin pak më shumë se 52 milionë euro.

Duke mos marrë në analizë vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe atë aktual pasi ende nuk është përmbyllur, të dhënat tregojnë se gjatë administratës Biden 2021-2023, investimet amerikane në Shqipëri kapën shifrën e mbi 143 milionë eurove.

“Është qasja jonë që ka ndryshuar pak në drejtim të thithjes ndaj investimeve të huaja duke qenë më të hapur. Marrë parasysh këtu edhe projektet strategjike të fundit”, tha për A2 CNN, eksperti i ekonomisë Selim Blliku.

Reklamë
Reklamë

Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në drejtim të tregtisë së jashtme gjatë administratës Biden.

Në harkun e viteve 2021-2023 u shitën dhe blenë nga SHBA-ve produkte me vlerë mbi 744 milionë euro, 457 milionë euro prej të cilave janë importe, shkruan A2 CNN.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë administratës Trump, në vitet 2017-2019, tregtia e jashtme ishte vetëm 437 milionë euro, ku pesha kryesore zihet gjithashtu nga importet.

“Nuk mendoj se ka të bëjë politika administratave që drejtojnë SHBA-ve në raport me tregtinë e jashtme me Shqipërinë. Kjo pasi edhe tregu jonë është shumë i vogël për të pasur politika specifike nga SHBA-të”, shtoi Blliku.

Nëse do t’i përmbahet programit ekonomik gjatë fushatës elektorale, me marrjen e detyrës në janar të vitit të ardhshëm, administrata e re Trump do të lehtësojë takstat për individët dhe kompanitë amerikane, por do të vendosë tarifa në import 60 për qind ndaj Kinës dhe 20 për qind ndaj shteteve të tjera.

Po si pritet t’i ndikojnë këto politikat marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-SHBA?

“Tarifat në import SHBA-të, do i përdorin ndaj vendeve si mjet presioni. Pra për t’i bindur ata politikisht, Ndaj Shqipërisë nuk mendoj se do të ketë efekte pasi ne nuk jemi “të pabindur” që të na ndëshkojë SHBA me tarifa të larta të importeve. Për më tepër që jemi një vend i vogël”, nënvizoi Blliku.

Në vitin 2020, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën një Memorandum për Bashkëpunim Ekonomik, i pari pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992. Por, me gjithë ecurinë pozitive, Shqipëria mbetet pak e lidhur me Shtetet e Bashkuara në krahasim me vendet e Rajonit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.