Inceneratori i Elbasanit, “Apeli” i shton dënimin Lefter Kokës. Shpallet fajtor edhe Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe e ka dënuar atë me 10 vite burg duke i shtuar edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg. Në Shkallën […]

Nëntor 8, 2024 - 15:45
 0
Inceneratori i Elbasanit, “Apeli” i shton dënimin Lefter Kokës. Shpallet fajtor edhe Alqi Bllako
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe e ka dënuar atë me 10 vite burg duke i shtuar edhe akuzën e shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi konvertohet në 6 vite e 8 muaj burg. Në Shkallën e Parë, Koka ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg.

Edhe për Alqi Bllakon ka ndryshim vendimi, pasi “Apeli” i Posaçëm e ka shpallur fajtor për shpërdorim detyre duke e dënuar me 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 2 vite e 8 muaj burgim. Në Shkallën e Parë, Bllako ishte shpallur i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Stela Gugallen, Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqon, Bardhyl Çabirin dhe Serafin Papën nuk ka ndryshim të vendimit dhe qëndron në fuqi ai i Shkallës së Parë.

Reklamë
Reklamë

Ishte SPAK që pas vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme vendosi që të ankimonte vendimin.

“Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si “peshkun e madh”, por nuk jam unë “peshku i madh”. Unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri”, u shpreh Lefter Koka gjatë një prej seancave gjyqësore.

Koka është dënuar edhe për dosjen e inceneratorit të Fierit me 10 vite burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënua me  6 vite e 8 muaj heqje lirie.

Ndaj Kokës është caktuar një masë e tretë sigurimi edhe për inceneratorin e Tiranës ku dyshohet për “shpërdorim detyre”.

Sa i përket ish-deputetit Alqi Bllako edhe ai është marrë i pandehur për inceneratorin e Tiranës ku akuzohet për veprën penale të korrupsionit në dy raste.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.