“Serbët njerëz trima dhe të drejtë”, provokon Marko Gjuriç: Mitrovica qytet sllav, nuk duhet të lejojmë zhbërjen e identitetit serb

Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka provokuar Kosovën duke e quajtur Mitrovicën një qytet sllav. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai uron ditën e Shën Dimitrit dhe thotë se serbët si një popull trim duhet të ndjekin shembullin e guximit të krishterë në luftën për të vërtetën. Gjuriç pretendon se serbët në […]

Nëntor 8, 2024 - 22:55
 0
“Serbët njerëz trima dhe të drejtë”, provokon Marko Gjuriç: Mitrovica qytet sllav, nuk duhet të lejojmë zhbërjen e identitetit serb
Reklamë
Reklamë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka provokuar Kosovën duke e quajtur Mitrovicën një qytet sllav.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai uron ditën e Shën Dimitrit dhe thotë se serbët si një popull trim duhet të ndjekin shembullin e guximit të krishterë në luftën për të vërtetën.

Gjuriç pretendon se serbët në Kosovë po përballen me kushte të vështira dhe tensione, pasi sipas tij, po u kërcënohen të drejtat themelore të njeriut.

Reklamë
Reklamë

“Serbët janë njerëz trima dhe të drejtë. Tani, më shumë se kurrë, na duhet këmbëngulje, bashkësi, dhe mençuri përballë sfidave me të cilat jemi përballur”, shkruan ministri.

Ai thekson se serbët e Kosovës do të kenë gjithmonë mbështetje të fortë të shtetit serb. Mes tjerash, Gjuriç nënvizon dëshirën e tij që Mitrovica në Kosovë të mbetet një themel i mbrojtjes së identitetit serb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.