Sëmundjet seksuale, mjekët: Rritet përhapja e sifilizit tek të rinjtë. Shkak për transmetimin, marrëdhëniet e pambrojtura
Disa nga sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme janë përhapur edhe më shumë vitet e fundit në Shqipëri, kryesisht tek të rinjtë. Sipas mjekëve, rastet me sifiliz janë katërfishuar pas pandemisë. “Nga viti në vit 2022-2024 kemi një rritje shumë të madhe të rasteve, sidomos me sifiliz që duhet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve të ISHP. Vjet […]
Disa nga sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme janë përhapur edhe më shumë vitet e fundit në Shqipëri, kryesisht tek të rinjtë. Sipas mjekëve, rastet me sifiliz janë katërfishuar pas pandemisë.
“Nga viti në vit 2022-2024 kemi një rritje shumë të madhe të rasteve, sidomos me sifiliz që duhet të tërheqë vëmendjen e autoriteteve të ISHP. Vjet nga 116 raste të reja me HIV të diagnostikuar me HIV, mbi 28 raste prej tyre ishin me Sifiliz, mbi 15%. Këto pacientë shumica prej tyre djem të rinj, meshkuj që kryejnë marrëdhënie me meshkujt.”, shprehet mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.
Sipas bluzave të bardha, përhapja më e madhe vjen për shkak të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura tek adoleshentët dhe nga ulja e moshës së aktivitetit seksual për ta.
“Deputimi i hershëm seksual, marrëdhëniet e pambrojtura, partner të rastësishëm, janë kryesorë që çojnë në shtimin e sëmundjeve SST”, shtoi mjeku.
Në shumicën e familjeve shqiptare ende mbetet tabu biseda prindër-fëmijë për marrëdhëniet seksuale dhe mënyrat e mbrojtjes.
“Ende s’kemi fol për këto tema, djalin e kam 9 vjeç”.
Edhe në shkolla trajtimi i këtyre temave nuk ka ndryshuar shumë.
“Kam dëgjuar në shkollë për SST nga mësueset më shumë. Nuk di për metodat e mbrojtjes nga SST”.
Me prindërit nuk mbaj mend të kemi folur konkretisht për këtë gjë”.
“Sigurisht tek ne temat që lidhen me intimitetin është e vështirë për tu trajtuar, sepse një pjesë e madhe e jona e kemi krijuar të plotë procesin e formimit brenda shtëpisë, brenda familjes dhe vazhdojmë jetojmë me prindër dhe kemi qenë edhe jemi të ndikuar nga botëkuptimi i prindërve tanë dhe ndaj është e vështirë që tema të tilla të trajtohen”, thekson sociologia Entela Binjaku.
Ekspertët rekomandojnë që për këto tema të punohet më shumë me adoleshentët si në familje, dhe në institucionet e edukimit.
“Duhet të rishohim strategjitë tona të edukimit seksual tek të rinjtë qoftë në ambientet e shkollës por, edhe ekstrakulikulare duke futur metodat e reja inovative siç është metodat sociale, ku siç përdoren për të shtuar sjelljet e rrezikshme seksuale, duhet të shfrytëzohen po këto metoda për ti mbrojtur”, theksoi mjeku Arjan Harxhi.
What's Your Reaction?