Rama: Realizohet me sukses ndërhyrja e kompleksitetit të lartë në Spitalin Memorial të Fierit
Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një paciente 55-vjeçare. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se, falë bashkëpunimit mes shërbimit ambulator dhe kirurgjisë së përgjithshme, u krye me sukses ndërhyrja kirurgjikale, ku u realizua Pannikulektomia […]
Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një paciente 55-vjeçare.
Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se, falë bashkëpunimit mes shërbimit ambulator dhe kirurgjisë së përgjithshme, u krye me sukses ndërhyrja kirurgjikale, ku u realizua Pannikulektomia dhe korrigjimi i laparocelës, në një ndërhyrje të vetme kirurgjikale.
Kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje ekipit të mjekëve, kirurgëve dr. Alti Haxhiu dhe dr. Mario Shehu, si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Migena Danaj, Gamze Celik dhe Edmira Narkozia.
What's Your Reaction?