Produksioni e përjashtoi nga spektakli për ngacmim seksual, vjen reagimi i parë nga Rezart Veleshnja
Aktori i humori Rezart Veleshnja ka reaguar në rrjete sociale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova. Ai nuk doli si pasojë e një televotimi, por u përjashtua nga produksioni pasi theu rregulloren e formatit. “Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua […]
Aktori i humori Rezart Veleshnja ka reaguar në rrjete sociale pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova.
Ai nuk doli si pasojë e një televotimi, por u përjashtua nga produksioni pasi theu rregulloren e formatit.
“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, ka thënë Veleshnja në një video të shkurtër postuar në rrjete sociale.
Përkrah storyt ai ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij që nuk i kanë kursyer fjalët e mira për rrugëtimin e Rezartit në BBVK.
“Shumë faleminderit për fjalët e mira, të gjithë veriut të shqiptarisë, sidomos Prishtinës së bukur”, shkroi në postimin e tij.
Rezarti u përjashtua nga Big Brother së bashku me Besfort Daka. Të dy personazhet kanë thyer rregullat e reality show.
Ai shpesh është komentuar dhe kritikuar për gjuhën bullizuese, ofenduese ndaj banorëve të tjerë, por edhe për komentet dhe ngacmimet seksuale.
What's Your Reaction?