Përse PD po i ngre kurth vetes me “non grata”-ën e Berishës

Nga Mero Baze Sanksionimi i familjes Berisha nga SHBA dhe më pas Britania e Madhe, janë vendime të marra bazuar në dosjen e Sali Berishës në Uashington dhe Londër. Ajo dosje fillon më 1991 dhe përfundon më 2021, kur dhe është sanksionuar familjarisht. Është e vërtetë që sanksionimi i Berishës dhe pasardhësve të tij synon […]

Nëntor 9, 2024 - 19:25
 0
Përse PD po i ngre kurth vetes me “non grata”-ën e Berishës
Reklamë
Reklamë

Nga Mero Baze

Sanksionimi i familjes Berisha nga SHBA dhe më pas Britania e Madhe, janë vendime të marra bazuar në dosjen e Sali Berishës në Uashington dhe Londër. Ajo dosje fillon më 1991 dhe përfundon më 2021, kur dhe është sanksionuar familjarisht.

Është e vërtetë që sanksionimi i Berishës dhe pasardhësve të tij synon politikisht të shkëpusë fatin e PD-së nga Sali Berisha. Madje dhe më tej, të shkëpusë Sali Berishën nga politika shqiptare.

Reklamë
Reklamë

I pari që e lexoi qartë këtë synim ishte Berisha, dhe pikërisht pas këtij akti, ai rimori peng PD-në. Kjo nuk e shqetëson as Uashingtonin, as Londrën, pasi ata kanë kohë të presin të vdesë Sali Berisha dhe të përfundojnë problemet me të, por PD-ja natyrisht i ngriti kurthin e parë vetes me këtë akt, pasi iu dorëzua njeriut me më pak perspektivë për t’i çuar drejt fitores.
Edhe roja i PD-së ka më shumë shanse ta çojë PD-në në fitore sesa Sali Berisha.

Tani PD po i ngre vetes kurthin e dytë. Kanë tre ditë që mëngjes e darkë deklarojnë se SHBA do të anulojë sanksionimin e Berishës. Me Britaninë e Madhe s’kanë më shpresa, sepse e kanë humbur gjyqin.

Në fakt, gjyqin e kanë humbur dhe me Blinken, pasi muajin e parë pas sanksionit Berisha u thoshte që do ta fitojmë gjyqin në Francë, por as letrën nuk ia hapën.

Tani nuk e di se çfarë gjyqi do të fitojë në Uashington. Në listën e sanksioneve të Berishës janë rreth 230 të sanksionuar nga gjithë bota, dhe askush prej tyre as ka mundur të apelojë dhe as të lehtësojë pozitën e tij.

E kuptoj që Berisha është i interesuar të shtyjë disa muaj. Deri në janar do të thotë: “nuk bëhet gjë, se do hyjë Trumpi në zyrë.” Deri në maj do të thotë: “ka filluar të mendojë, por ka shumë prioritete të tjera.” Pastaj mbarojnë zgjedhjet dhe ai natyrisht do të humbasë duke thënë: “m’i vodhën votat.”

Problemi është se çfarë do të bëhet me këta politikanë që deklarojnë se Berishës do t’i hiqet “non grata” kur ajo të mos i hiqet?

E sigurt është që nga sot e tutje PD-ja do të ketë premtim kryesor heqjen e “non grata”-ës së Berishës dhe jo kthimin në pushtet. Kështu që dhe mandati i katërt i Ramës do të vazhdojë me shpresën se para se të shkojë në zgjedhjet për mandatin e pestë, atij do t’i hiqet “non grata.” Por deri atëherë Berisha do të jetë në burg. Do të jetë i dënuar për korrupsion dhe për 21 janarin. Kjo thjesht mund t’i shtojë ndonjë sanksion tjetër larg qoftë edhe nga zyra e Presidentit të SHBA.

Por kurthi që PD-ja i ngre vetes është i tmerrshëm. Jo vetëm që nuk ngjallin shpresë për t’u kthyer në pushtet, por futen në një tunel ku e dinë që s’ka kurrë dritë në fund të tij. Në vend që të bëjnë betejë dhe të gënjejnë demokratët se Berisha nuk do të dënohet, se do t’i fitojë gjyqet, se është i pafajshëm, etj., rrinë e u thonë: “do t’i heqin ‘non grata’-n,” e cila as hiqet më dhe as u duhet më e hequr, pasi ata e rizgjodhën kryetar me “non grata.”

Problemi i tyre është se e kanë kryetarin në burg dhe nuk do të kenë shanse ta shikojnë të lirë sa është gjallë. Dhe këtë nuk e kanë në dorë ata sikur e kishin ta bënin kryetar. Ai nuk është presidenti i SHBA-së t’i anulohen dënimet pse u bë kryetar i PD-së. Titulli kryetar i PD, është thjesht sa zbukuron qelinë e të dënuarit, por nuk e nxjerr jashtë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.