Sallatë me Lakër të Bardhë dhe Kos – Mrekulli për Shijen dhe Shëndetin
Lakrat e bardha në këtë periudhë janë në çdo treg fruta perimesh. Përveç shijes së veçantë, lakra ka nivelet më të larta të antioksidantëve mes perimeve, duke e shndërruar në një zgjedhje shumë të shëndetshme. Recetat me këtë perime janë të shumta, duke filluar nga dollmatë e mbushura me oriz e deri tek turshitë e […] The post Sallatë me Lakër të Bardhë dhe Kos – Mrekulli për Shijen dhe Shëndetin appeared first on AgroWeb.
Lakrat e bardha në këtë periudhë janë në çdo treg fruta perimesh.
Përveç shijes së veçantë, lakra ka nivelet më të larta të antioksidantëve mes perimeve, duke e shndërruar në një zgjedhje shumë të shëndetshme.
Recetat me këtë perime janë të shumta, duke filluar nga dollmatë e mbushura me oriz e deri tek turshitë e mrekullueshme.
Lakra e bardhë gjithashtu është dhe përbërësi i shumë sallatave plot vitamin dhe shije.
AgroWeb.org ju sjell sot një kombinim të ri që ia vlen të provohet.
Sallata me lakër të lardhë dhe kos përgatitet fare lehtë dhe mund të shoqërojë vaktet e ngrohta në familje.
Mjaftojnë vetëm disa minuta dhe do të keni përgatitur një recetë të re për të kënaqur familjarët tuaj.
Përbërësit
- 150 g kos
- 2 lugë gjelle me uthull molle
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
- 500 g lakër
Hapat e përgatitjes
Filloni duke pastruar lakrën e më pas duke e shplarë me ujë të bollshëm.
Lakrën duhet ta grini jo shumë imët. Mund të përdorni renden nga ana e rrallë e dhëmbëzave.
Sipas preferencës, për më shumë shije mund të kombinoni lakër të bardhë me lakër të kuqe si dhe mund të shtoni edhe 2-3 karrota të grira në rende.
Kalojeni lakrën e grirë në një tas të thellë dhe spërkateni me kripë dhe me duar shtypeni lehtë.
Ky proces do të mundësojë që lakra të marrë kripën e nevojshme dhe të ketë një shije më të fortë.
Në një tas të vogël hidhni kosin, uthullën e mollës kripën dhe piperin dhe me ndihmën e telit të kuzhinës përzjejini derisa të krijohet një masë homogjene.
Këtë përbërje hidhjani sipër lakrës dhe përzjejeni në mënyrë që të gjitha copëzat e lakrës të jenë të mbuluara me të.
AgroWeb.org ju këshillon që për një shije më të mirë, mbulojeni tasin me qese kuzhine dhe vendoseni në frigorifer për të paktën 30 minuta.
Kur e lejoni që të qëndrojë në frigorifer, lakra do të zbutet pasi do të përthithi lagështirën e kosit.
Shija e tyre do të ndërthuret duke rezultuar në një sallatë të freskët dhe plot vlera shëndetësore.
Para se ta servirni lëreni pak në temperaturë ambjenti dhe spërkateni sipër me vaj ulliri./AgroWeb.org
The post Sallatë me Lakër të Bardhë dhe Kos – Mrekulli për Shijen dhe Shëndetin appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?