Koçiu apel qytetarëve: Forconi imunitetin duke u vaksinuar ndaj gripit të stinës

Në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin vijon vaksinimi falas kundër gripit të stinës. Vaksinimi po kryhet tek grupet e rrezikuara, si personeli shëndetësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bëri apel qytetarëve të vaksinohen kundër gripit. “Vaksinimi është mjeti më i mirë […]

Nëntor 10, 2024 - 11:30
 0
Koçiu apel qytetarëve: Forconi imunitetin duke u vaksinuar ndaj gripit të stinës
Reklamë
Reklamë

Në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin vijon vaksinimi falas kundër gripit të stinës.

Vaksinimi po kryhet tek grupet e rrezikuara, si personeli shëndetësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u bëri apel qytetarëve të vaksinohen kundër gripit.

Reklamë
Reklamë

“Vaksinimi është mjeti më i mirë dhe i sigurt për të parandaluar format e rënda të gripit. Forcojeni imunitetin duke u vaksinuar”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar nga Koçiu, mjekja e familjes në qendrën shëndetësore nr. 1 në Tiranë tha se “virozat e stinës zgjasin 3-5 ditë. Një mundësi shumë e mirë ndaj këtyre virozëve është vaksinimi me vaksinën ndaj virusit të influencës. Kjo vaksinë ofrohet falas në të gjitha qendrat shëndetësore të shërbimit parësor për të gjitha kategoritë vulnerabël siç janë mosha mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë. Sipas vlerësimit të mjekut pediatër kjo vaksinë mund të aplikohet edhe tek fëmijët”.

“Një vëmendje e veçantë në këtë periudhë i kushtohet pacientëve, të cilët janë të sëmurë kronikë, në mënyrë që ato ti kalojnë sa më lehtë këto viroza dhe pa komplikacione”, tha Koçiu.

Në qendrat shëndetësore ka nisur në 7 tetor vaksinimi falas kundër gripit, si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore që shkaktohen nga ky virus.

Këtë vit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.

Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit janë siguruar 280 000 doza vaksinash të shpërndara tashmë në të gjithë vendin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.