Kërcënoi partneren dhe dëmtoi makinën e policisë, në pranga shqiptari në Itali
Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali. Ai akuzohet për kërcënim dhe dhunë në familje. Ka qenë partnerja e tij, ajo
Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali. Ai akuzohet për kërcënim dhe dhunë në familje.
Ka qenë partnerja e tij, ajo që ka bërë denoncimin në polici rreth orës 4:45 të mëngjesit.
Siç shkruajnë mediet e huaja, në momentin që policia ka arrestuar të akuzuarin, ai ka sulmuar efektivët dhe duke dëmtuar makinën e tyre.
Shqiptari momentalisht ndodhet në burg. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?