Gjimshiti trondit Shqipërinë, kapiteni dëmtohet me Atalantën. Mungesa në ligën e kombëve e pashmangshme
Lajme të keqija për kombëtaren shqiptare. Berat Gjimshiti, lideri i prapavijës dhe kapiten i kuqezinjve, është dëmtuar në ndeshjen e javës së 12
Lajme të keqija për kombëtaren shqiptare. Berat Gjimshiti, lideri i prapavijës dhe kapiten i kuqezinjve, është dëmtuar në ndeshjen e javës së 12 të kampionatit italian mes Atalantës dhe Udinezes.
Mbrojtësi u dëmtua pas një përplasjeje me sulmuesin e Udineses Florian Toven. Gjendja e tij do të rivlerësohet në vijim, bazuar në kontrollet e thelluara klinike.
Për momentin, bëhet fjalë për një traumë në kyçin e këmbës së djathtë e për pasojë është shumë e vështirë që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Silvinjo për ndeshjet kundër Çekisë dhe Ukrainës.
E pabesueshme e gjitha kjo duke qënë se Gjimshiti është dëmtuar gjithmonë para ndeshjeve të Shqipërisë në ligën e kombeve në shtator dhe tetor, duke i munguar kuqezinjve. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?