Ndodh për herë të tretë radhazi, Berat Gjimshiti dëmtohet kur afrohen sfidat e Kombëtares
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është i pafat kur afrohen ndeshjet e Shqipërisë. Mesditën e së dielës Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses për raundin e 12-të në Serie A, me Beratin që e nisi titullar sfidën. Qendërmbrojtësi nuk shkoi më shumë se 25 minuta në fushë pasi u detyrua të linte ndeshjen dhe të zëvendësohej […]
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është i pafat kur afrohen ndeshjet e Shqipërisë. Mesditën e së dielës Atalanta fitoi 2-1 kundër Udineses për raundin e 12-të në Serie A, me Beratin që e nisi titullar sfidën.
Qendërmbrojtësi nuk shkoi më shumë se 25 minuta në fushë pasi u detyrua të linte ndeshjen dhe të zëvendësohej nga Ederson, kjo pas një dëmtimit. Tanimë pritet me interes se çfarë do të thonë kontrollet e detajuara mjekësore, me kapitenin që ka futur në alarm stafin e Kombëtares.
Kjo është hera e tretë radhazi që Gjimshiti dëmtohet në prag të ndeshjeve të Kombëtares. Në shtator dhe tetor, ai mungoi në Ligën e Kombeve, teksa nuk dihet gjendja e tij për dy sfidat e nëntorit.
Më 16 dhe 19 të këtij muaji tanët presin në “Air Albania” Çekinë dhe Ukrainën për dy sfidat e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kujtojmë se Sylvinho ka grumbulluar edhe të dëmtuarit Manaj, Kumbulla dhe Bare.
What's Your Reaction?