Artjola Toska flet për lajmin e rremë të shtatzënisë: Çdo çift dëshiron të realizohet, por janë punët e Zotit

Këngëtarja Artjola Toska ka folur sërish për lajmet që qarkulluan në media, ku thuhej se ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja tha se fillimisht e kishte marrë me shaka, por që më pas kishin nisur që familjarë, por edhe miqtë ta uronin. Ajo u shpreh se këto lajme të rrema bëhet të bezdisura, teksa tha […]

Nëntor 10, 2024 - 17:15
 0
Artjola Toska flet për lajmin e rremë të shtatzënisë: Çdo çift dëshiron të realizohet, por janë punët e Zotit
Reklamë
Reklamë

Këngëtarja Artjola Toska ka folur sërish për lajmet që qarkulluan në media, ku thuhej se ishte në pritje të ëmbël.

Këngëtarja tha se fillimisht e kishte marrë me shaka, por që më pas kishin nisur që familjarë, por edhe miqtë ta uronin.

Ajo u shpreh se këto lajme të rrema bëhet të bezdisura, teksa tha se çdo çift dëshiron të realizohet, por “që janë punët e Zotit”.

Reklamë
Reklamë

“Lajmin e prita e habitur. Nuk ka çift që nuk do të realizohet. Ata janë punët e Zotit asnjë nuk i di. Në fillim nuk i vura rëndësi shumë, e mora me shaka, thash do harrohet…kushedi si qarkullojnë lajmet.

Sajesa si përherë, nuk jap as intervista që t’i jap material këtyre portaleve, apo ku di unë se kush i sajon, por që sigurisht të shqetëson nga telefonatat e familjarëve, të miqve.

Ata kanë qenë me urime, janë kënaqur, janë gëzuar, por vetë pastaj fillon e bëhet e bezdismë. Po duan e ata lajme të hanë e të ushqehen.

Nuk do marr hap ligjor, por doja t’i lajmëroja miqtë dhe fansat, që më merrnin në telefon. Duhet t’u tregoja që ato lajme nuk ishin të vërteta”, tha ajo ndër të tjera për emisionin “Goca dhe Gra”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.