Të rinjtë bullizohen online, psikologët: Përballja me sharjet dhe ofendimet dëmton vetëbesimin
Ndërsa bota virtuale bëhet gjithnjë e më e pranishme, të rinjtë po përballen me sfida të thella që ndikojnë në mirëqenien e tyre. Prindërit theksojnë se e kanë të vështirë të sigurojnë që fëmijët të mos ndikohen, kur edhe presioni për të ndërtuar një imazh perfekt online është më i madh se kurrë. “Mendoj që […]
Ndërsa bota virtuale bëhet gjithnjë e më e pranishme, të rinjtë po përballen me sfida të thella që ndikojnë në mirëqenien e tyre. Prindërit theksojnë se e kanë të vështirë të sigurojnë që fëmijët të mos ndikohen, kur edhe presioni për të ndërtuar një imazh perfekt online është më i madh se kurrë.
“Mendoj që nga kontrolli nuk mundesh dot ti kontrollosh fëmijët. Unë them vetëm edukata që kanë marrë gjatë rritjes. Edhe shoqëria ndikn mendoj, por deri diku”, tha një prind.
“Unë e di se kam fëmijë. Është socializimi ato nuk takojnë njëri tjetrin fizikisht kështu që kanë më shumë presion për tu dukur online. Janë të pasigurt”, shtoi një tjetër.
Psikologia Aurela Agalliu, shpreh shqetësimin se rrjetet sociale po krijojnë hapësira ku bullizmi është i zakonshëm. Kjo ka sjellë rritje të këtyre rasteve dhe pasojave të rënda psikologjike .
“Një nga arsyet që ne përballemi cdo ditë e më shumë është se krijojnë hapësira për të gjithë njerëzit dhe ju jep mundësi për të fshehur identitetin. Të rinjtë bien viktimë sepse përjetojnë edhe krizën e identitetit dhe përballja me bullizmin në rrjetet sociale sigurisht që i ndikon vetbesimin dhe kemi patur raste që kanë tentuar vetëvrasjen. Është një nga format më të rënda sepse ka të bëjë me denigrimin e figurës tënde në publik”, deklaroi Aurela Agalliu, psikologe.
Për psikologen është shumë i rëndësishëm forcimi i ligjeve dhe rregulloreve për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës online.
What's Your Reaction?