Skandal në Spanjë, kryeinspektorit të policisë në Madrid i gjenden 20 milionë euro të fshehura në murin e shtëpisë, një milionë në komisariat

Një skandal ka përfshirë policinë spanjolle, pasi është vënë në pranga kreu i Seksionit të UDEF për Krimet Ekonomike dhe Pastrimin e Parave

Nëntor 10, 2024 - 18:25
 0
Skandal në Spanjë, kryeinspektorit të policisë në Madrid i gjenden 20 milionë euro të fshehura në murin e shtëpisë, një milionë në komisariat
Reklamë
Reklamë

Një skandal ka përfshirë policinë spanjolle, pasi është vënë në pranga kreu i Seksionit të UDEF për Krimet Ekonomike dhe Pastrimin e Parave të Policisë së Madridit, Óscar Sánchez Gil.

Kryeinspektori dhe gruaja e tij edhe ajo e arrestuar akuzohen për lidhje të fshehtë me organizata të fuqishme të trafikut të drogës.

Gjaët një kontrolli në banesën e tyre në Alcalá de Henares në Madrid u gjetën 20 milionë euro të fshehura në mur, ndërsa 1 milionë euro i kishte fshehur në stacionin e policisë.

Reklamë
Reklamë

Siç raportohet nga EL MUNDO , i arrestuari kishte 20 milionë euro të fshehura nga biznesi i paligjshëm që po hetohet. Në zyrën e tij në Madrid kanë gjetur edhe afro një milion euro të tjera në kartëmonedha 50 euro.

Kryeinspektori i ndaluar akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion. Óscar Sánchez Gil ishte vite më parë në seksionin e Narkotikëve të Brigadës Qendrore të Policisë Kombëtare të Njësisë së Drogës dhe Krimit të Organizuar dhe aktualisht ishte shef i Seksionit të Krimeve Ekonomike në Policinë Kombëtare.

Sipas mediave spanjolle arrestimi i kryeinspektorit ka shkaktuar një habi të madhe te komandantët dhe kolegët, pasi ai ishte një agjent shumë i vlerësuar në selinë e policisë së Madridit. Ndonëse ishte një person i rezervuar dhe fliste shumë pak, ai kishte një karrierë të dalluar në polici.

Mësohet se paratë e sekuestruara nuk ishin të organizatës së trafikut të drogës, por ishin përfitime të marra nga çifti i policisë për rolin e tyre në organizatën kriminale.

Hetimi nisi disa muaj më parë pas dyshimeve se shefi i policisë mund të kishte lidhje me grupe të trafikut të drogës. Punët e Brendshme më pas morën përgjegjësinë për hetimet dhe filluan përgjimet duke konfirmuar provat kundër tij.

Më 6 nëntor, agjentë të Policisë Kombëtare dhe zyrtarë të Shërbimit të Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore përgjuan një kontejner në portin e Algeciras që transportonte gjithsej 13.062 kilogramë kokainë , e cila përfaqëson sasinë më të madhe të kësaj droge në historinë e trafikut të drogës në Spanjë, si dhe ndërhyrja e dytë më e madhe në të gjithë Evropën dhe një nga më të rëndësishmet në mbarë botën.

Kontejneri mbante kuti të ngarkuara me banane për të fshehur drogën. Pas tyre kishte një numër të madh kutish, identike me ato të mëparshme, por brenda të cilave ishin fshehur tulla kokaine.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.