“Agrofest” në Shkodër, promovohen bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore
“Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operatorë turistikë, fermerë dhe banorë të zonës në një festë ku në fokus ka qenë promovimi i resurseve natyrore dhe produkteve të kësaj zone në Bashkinë e Shkodrës. Për operatorët turistikë të zonës të tilla aktivitete nxisin interesin e turistëve për t[u njohur me bukuritë natyrore. Por […]
“Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operatorë turistikë, fermerë dhe banorë të zonës në një festë ku në fokus ka qenë promovimi i resurseve natyrore dhe produkteve të kësaj zone në Bashkinë e Shkodrës.
Për operatorët turistikë të zonës të tilla aktivitete nxisin interesin e turistëve për t[u njohur me bukuritë natyrore.
Por jo vetëm resurset e natyrës në Gurin e Zi, gjen edhe artizanatin. E trashëguar brez pas brezi puna me tezgjah nga gratë e zonës është një nga vlerat e veçanta të kësaj zone në Shkodër.
Guri i Zi është vetëm 10 minuta larg Shkodrës dhe mbart vlera të veçanta jo vetëm në produktet bujqësore të zonës, por edhe për bukuritë natyrore dhe historike mes të cilave Rragami me daljen në liqenin e Vau të Dejës, por edhe me historinë e zonës siç është shpella e Gajtanit.
What's Your Reaction?