Irani bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga OKB-ja pas bombardimeve në Siri

Diplomacia e Iranit bëri  thirrje të dielën për një embargo armësh ndaj Izraelit dhe një bllokadë në Kombet e Bashkuara pas bombardimeve të Sirisë. Si pasojë e

Nëntor 11, 2024 - 08:10
 0
Irani bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga OKB-ja pas bombardimeve në Siri
Reklamë
Reklamë

Diplomacia e Iranit bëri  thirrje të dielën për një embargo armësh ndaj Izraelit dhe një bllokadë në Kombet e Bashkuara pas bombardimeve të Sirisë. Si pasojë e këtyre bombardimeve, u vranë 9 persona, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata joqeveritare tha se të paktën nëntë persona, duke përfshirë një anëtar të lartë të Hezbollahut të Libanit, u vranë gjatë bombardimeve izraelite në jug të Damaskut në një apartament që i përkiste anëtarëve të lëvizjes shiite, një aleate e Iranit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmail Bagaei “dënoi fuqishëm sulmin barbar të kryer nga regjimi sionist” në Damask.

Reklamë
Reklamë

Ai gjithashtu bëri thirrje për veprim kundër Izraelit, veçanërisht një “embargo armësh” dhe “përjashtim nga Kombet e Bashkuara”.

Që kur shpërtheu lufta në Siri në vitin 2011, Izraeli ka nisur qindra bombardime në vendin fqinj, duke synuar ushtrinë siriane dhe organizatat e mbështetura nga Teherani, veçanërisht Hezbollahun e Libanit, që u vendosën për të ndihmuar forcat qeveritare siriane.

Këto bombardime u shumëfishuan pasi Izraeli filloi luftën e hapur kundër Hezbollahut në Liban më 23 shtator.

Izraeli, i cili rrallë komenton publikisht për këto bombardime, kohët e fundit ka vënë në shënjestër pikat e kalimit në kufirin Siriano-Libanez, duke akuzuar Hezbollahun se i përdor ato për të rifurnizuar me armë dhe municione nga Siria.

Një armik i betuar i Iranit, Izraeli po zhvillon një luftë me dy fronte kundër Hamasit palestinez në Rripin e Gazës dhe Hezbollahut në Liban, dy lëvizje aleate me Teheranin, i cili publikisht favorizon një marrëveshje armëpushimi./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.