Një “eksperiment”, për “kazanin” mediatik në Shqipëri

Nga Bledi Lumani Pak muaj më parë, duke qenë se ishte verë dhe lajmet në këtë periudhë janë me pikatore, vendosa të ribotoja një intervistë të Ornella Mutti-t, në të cilën ajo fliste për marrëdhënien me Adriano Celentanon. Qëllimi ishte tjetër në fakt. -Shiko kur ta rimarrin dhe mediat e tjera dhe ta botojnë si […]

Nëntor 11, 2024 - 12:00
 0
Një “eksperiment”, për “kazanin” mediatik në Shqipëri
Reklamë
Reklamë

Nga Bledi Lumani

Pak muaj më parë, duke qenë se ishte verë dhe lajmet në këtë periudhë janë me pikatore, vendosa të ribotoja një intervistë të Ornella Mutti-t, në të cilën ajo fliste për marrëdhënien me Adriano Celentanon.

Qëllimi ishte tjetër në fakt.

Reklamë
Reklamë

-Shiko kur ta rimarrin dhe mediat e tjera dhe ta botojnë si lajm të ri, i thashë një kolegut tim në zyrë.

Intervista e aktores së njohur italiane ishte e vitit 2017.

Dhe pa kaluar pak orë, pas ribotimit tek TemA, ajo u shfaq si lajm dite, në shumicën e mediave shqiptare, madje dhe në ato kombëtare.

Nuk bënë asnjë verifikim as kur ishte botuar intervista, as ku kishte folur Ornella Mutti, as nëse ishte e vërtetë si intervistë.

Kjo histori mu kujtua kur këtë të hënë, pashë një lajm se si aktori Arben Derhemi sulmonte Ermal Mamaqin për një deklaratë të tij lidhur me artistët e Kinostudios.

Lajmi është botuar në dhjetëra media (madje dhe tek TemA për një sekondë), me të njëjtin titull dhe me të njëjtin tekst.

Në lajm nuk shpjegohet asgjëkundi, se ku ka folur Ermal Mamaqi, që ka ofenduar artistët e Kinostudios, dhe as ku ka reaguar Arben Derhemi, si përgjigjie ndaj Mamaqit.

Dhe s’kanë si e shpjegojnë në fakt, se e kanë marrë copy paste nga njëri-tjetri, pa bërë asnjë verifikim.

Ky lajm ka fiks një vit që është botuar, pas një emisioni të Grida Dumës në “Top Story”, ku ishte ftuar ndër të tjera dhe Ermal Mamaqi, që ka bërë deklaratën e tij për artistët e Kinostudios, dhe që solli më pas reagimin e Derhemit në rrjetet sociale.

Pra lajmi i një viti më parë, risillet këtë të hënë, si lajm dite.

Solla vetëm këto dy shembuj, por kam me dhjetëra të tillë, për të treguar se në dorë të kujt kanë përfunduar mediat shqiptare.

Dhe pastaj ankohen, pse dikush i quan “kazan”!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.