Qindra njësi prodhimi të mbyllura në dy vite/ Fasoneria redukton përfitimet për punonjësit, ulen ose hiqen bonuset

Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të humbjeve që erdhën ndër vite në kursin e këmbimit. Në vitin 2021 përftimet e një punonjësi me cilësi të lartë në një rrobaqepësi në Tiranë arrinin 55,000-60,000 lekë në muaj. Kjo shumë përfshinte pagën minimale dhe një bonus në formën […]

Nëntor 11, 2024 - 14:50
 0
Qindra njësi prodhimi të mbyllura në dy vite/ Fasoneria redukton përfitimet për punonjësit, ulen ose hiqen bonuset
Reklamë
Reklamë

Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të humbjeve që erdhën ndër vite në kursin e këmbimit.

Në vitin 2021 përftimet e një punonjësi me cilësi të lartë në një rrobaqepësi në Tiranë arrinin 55,000-60,000 lekë në muaj. Kjo shumë përfshinte pagën minimale dhe një bonus në formën e shpërblimit që arrinte në rreth 20 mijë lekë në muaj.

Shpërblimet zakonisht ishin pagesa që nuk përfshiheshin në pagë, pohoi A. Mustafa më përvojë shumëvjeçare se administrator në fabrikat e prodhimit të veshjeve.

Reklamë
Reklamë

Tani shpërblimet nuk jepen më ose janë shumë më të ulëta, duke çuar në ulje të mprehtë të pagave. Shpesh punonjësit zgjedhin të lënë punën nga ulja e përfitimeve, por edhe në fabrikat e tjera ku ata tentojnë të punësohen situata është e njëjtë, marrin një bonus më të ulët ose nuk marrin fare.

Punonjësit e fabrikave me përvojë shumë vjeçare ne qepjen e rrobave dhe këpucëve në eksport e kanë të vështirë të integrohen në sektorë të tjerë. Shumë prej tyre po pranojnë të punojnë në kushtet e reja, me ulje page.

Dy vitet e fundit qindra njësi prodhimi të veshjeve dhe këpucës që kanë punuar si nën-kontraktorë kanë mbyllur aktivitetin, teksa mijëra punonjës dolën papunë.

Efektet e krizës së fasonit në punësim mbeten të pamatshme këtë vit për shkak se INSTAT nuk ka i publikuar treguesit e punësimit më 2024 në pritje të azhurnimeve të Anketës së Forcës së punës me të dhënat e reja të Cenc 2023.

Fabrikat e mëdha të tekstilit dhe këpucës duket se janë dorëzuar para krizës dhe besojnë se situata nuk do të jetë e rikuperueshme. Rënia përtej parashikimeve e kërkesës nga jashtë e kombinuar me faktorë të brendshëm si rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit kanë ulur të ardhurat me 30% në vitin 2023, teksa shumica bilanceve rezultuan me humbje. industrialistët kanë shkurtuar 35 për qind të punonjësve në dy vitet e fundit, teksa janë në përpjekje për tu diversifikuar në sektorë të tjerë.

Ditë pas ditë, muaj pas muaji dhe vit pas viti humbjet nga kursi i këmbimit janë shndërruar në gangrene për fabrikat me destinacion eksportin. Në fillim të vitit 2022 euro u këmbye mesatarisht 123 lekë, ndërsa këto ditë ka rënë poshtë nivelit 100 lekë. Rënia e euros në dy vite me rreth 18 pikë për qind, i ka ulur në nivele të ngjashme të ardhurat nga eksportet pavarësisht volumit të punës./Monitor

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.