Mungojnë reshjet, niveli i ujit në liqenin e Fierzës bie 30 metra nën kuotën maksimale

Kuota maksimale prej 296 metra mbi nivelin e detit është larg aktuales në liqenin e Fierzës. Për momentin nuk ka asnjë turbinë në punë për të akumuluar rezervën ujore në ujëmbledhësin më të madh në kaskadën e Drinit, ndërsa prurjet janë 30 m3/sek. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kryer disa blerje të energjisë për nëntorin […]

Nëntor 11, 2024 - 15:15
 0
Mungojnë reshjet, niveli i ujit në liqenin e Fierzës bie 30 metra nën kuotën maksimale
Reklamë
Reklamë

Kuota maksimale prej 296 metra mbi nivelin e detit është larg aktuales në liqenin e Fierzës.

Për momentin nuk ka asnjë turbinë në punë për të akumuluar rezervën ujore në ujëmbledhësin më të madh në kaskadën e Drinit, ndërsa prurjet janë 30 m3/sek.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kryer disa blerje të energjisë për nëntorin 2024, për të siguruar furnizim të qëndrueshëm të popullatës.

Reklamë
Reklamë

KESH-i ka kontraktuar energji me vlera të ndryshme që variojnë nga 98 deri në 124 euro për megavat/orë, për të përballuar kërkesën në rritje që sjell afrimi i dimrit dhe për të mbuluar ndërprerjet e prodhimit për shkak të mungesës se reshjeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.