Nations League/ Silvinjo me dhimbje koke, tre mungesa të konfirmuara, një tjetër në dyshim
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte dhe të martën e ardhshme dy ndeshjet e fundit të Nations League, atë përballë Çekisë
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte dhe të martën e ardhshme dy ndeshjet e fundit të Nations League, atë përballë Çekisë dhe Ukrainës, të dyja sfidat do të luhen në “Air Albania”.
Por trajneri Silvinjo mesa duket do i duhet të ndryshojë të gjitha planet, pasi në mbrojtje do të duhet të mos ketë sërish Berat Gjimshitin por edhe Marash Kumbullën, ndërkohë që në mësfushë do të mungojë Keidi Bare.
Sa i përket sulmit mbetet në dyshim Rei Manaj, i cili do të duhet të bëjë testet mjekësore më parë.
Trajnerit Silvinjo do i duhet të bazohet te lojtari më në formë i momentin në mbrojtje, Ardian ismalji i cili cilësohet si më i miri në Serie A.
Ndërsa në qendër aletrnativat janë mes Mihajt dhe Ajetit. Sa i përket krahëve duket se nuk ka dyshime në krahun e majtë do të jetë titullar Mario Mitaj ndërsa në krahun e djathtë janë në garë Hysaj dhe Balliu.
Megjithatë do të jenë ditët në vijim ato që do t’i japin mundësinë Silvinjos për të programuar formacionin titullar që do të zbresë në fushë mbrëmjen e së premtes në “Air Albania”.
What's Your Reaction?