Si do të ndikojë teknologjia në mbrojtje të pensioneve? Ekspertja: Inteligjenca Artificiale do luaj rol të rëndësishëm në informalitet
Për të ndihmuar në deklarimin e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore, sipas ekspertëve inteligjenca artificiale do ndikoj në eliminimin e informalitetit si dhe do shtoj numrin e kontribuueseve për sigurimet shoqërore nga ana e subjekteve. “Modeli aktual që Shqipëria ndjek është modeli “pay as you go”, i financimit të pensioneve. Në këtë model është esenciale të […]
Për të ndihmuar në deklarimin e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore, sipas ekspertëve inteligjenca artificiale do ndikoj në eliminimin e informalitetit si dhe do shtoj numrin e kontribuueseve për sigurimet shoqërore nga ana e subjekteve.
“Modeli aktual që Shqipëria ndjek është modeli “pay as you go”, i financimit të pensioneve. Në këtë model është esenciale të ruhet një ekuilibër i shëndetshëm, midis numrit të kontributeve dhe sasisë të kontributit të tyre me numrin e pensionistëve. Është e thjeshtë në fakt përdorimi i Inteligjencës artificiale për të ruajtur këtë lloj ekuilibri, ndryshe nga aktualisht që nuk ka rezultuar aq i suksesshëm. Vende të tjera si Italia dhe Franca përdorin Inteligjencën artificiale dhe teknologjinë në përgjithësi për të ruajtur këtë ekuilibër dhe për të forcuar gjithashtu mbrojtjen e tyre sociale.”, tha Nadia Elbasani Eksperte sigurisë kibernetike. Por çfarë kontributi do të jap Inteligjenca artificiale në këtë sektor?
“Përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë sektor do të jetë vetëm gërshetimi i të gjithë të dhënave të subjekteve, të gjithë punonjësve dhe punëdhënësve me të gjithë institucionet shtetërore. Nëse ka një mospërputhje, atëherë do të shfaqet si një sinjal i kuq apo si një indicie për kontrolle edhe më të thelluara dhe auditime më specifike. Në këtë moment do të duhet përfshirja e administratës tatimore, shërben inteligjenca artificiale për të dhënë këtë indicie se në këtë sektor apo ky subjekt është duke kryer një nëndeklarim.”, tha ajo.
Sipas Elbasanit përfshirja e teknologjisë duket si shpresa e vetme, pas një kohe të gjatë besimi të konsumuar, në kontrollet administrative tatimore.
What's Your Reaction?