Theu rekorde në Netflix, regjisori i serialit “Squid Game”: Humba 9 dhëmbë nga stresi
Kur krijuesi i hitit koreano-jugor Squid Game u pyet nga korespondentja e BBC-së Jean Mackenzie, mbi raportet se kishte qenë stresuar gjatë xhirimeve se kishte humbur gjashtë dhëmbë, ai më korrigjoi shpejt duke qeshur: “Në fakt, ishin tetë ose nëntë”. Hwang Dong-hyuk është duke filmuar vazhdimin e thrillerit që ka pushtuar vëmendjen në Netflix, me […]
Kur krijuesi i hitit koreano-jugor Squid Game u pyet nga korespondentja e BBC-së Jean Mackenzie, mbi raportet se kishte qenë stresuar gjatë xhirimeve se kishte humbur gjashtë dhëmbë, ai më korrigjoi shpejt duke qeshur: “Në fakt, ishin tetë ose nëntë”.
Hwang Dong-hyuk është duke filmuar vazhdimin e thrillerit që ka pushtuar vëmendjen në Netflix, me historinë drithëruese të qindra garuesve të mbytur nga borxhet të cilët për një shpërblim të majmë parash, vënë në lojë vetë jetën e tyre.
Hwang thotë se fillimisht, as që e kishte pasur ndërmend vazhdimin e serialit me një sezon të dytë, e madje nisur nga stresi i madh qe betuar edhe të mos i kthehej më një ideje të tillë. Por i pyetur se çfarë e bëri të ndryshonte mendje, me sinqeritetin më të madh u shpreh: “Paratë”.
“Edhe pse sezoni i parë ishte një sukses kaq i madh global, sinqerisht nuk bëra shumë”, rrëfen Hwang. “Kështu që xhirimet e pjesës së dytë them se do të më ndihmojnë ta kompensoj siç duhet suksesin e të parës. Pastaj, në fund të fundit unë dhe nuk e kisha përfunduar plotësisht historinë”, shtoi ai për “BBC“.
Sezoni i parë i serialit rezultoi shfaqja më e suksesshme e Netflix deri më sot, duke vendosur në dritën e prozhektorëve Korenë e Jugut dhe dramat e saj televizive, që po rrëmbejnë vëmendje në mbarë botën.
Por, pasi vrau pothuajse çdo personazh, Hwang-ut iu desh ta niste nga e para, me një tjetër kast aktorësh dhe grup tërësisht ri lojërash, e këtë herë pritshmëritë e audiencës janë shumë të larta.
What's Your Reaction?