FoxNews: Kamala Harris i pagoi 1 milion Dollarë Oprah Winfrey gjatë fushatës presidenciale

Rrjeti televiziv amerikan FoxNews ka bërë të ditur se zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris, e ka paguar Oprah Winfrey me 1 milion Dollarë për ta ndihmuar me fushatën presidenciale në garën kundër Donald Trump. Ky është vetëm një rast, shkruan FoxNews, se si stafi i fushatës së Kamala Harris ka shpenzuar miliona Dollarë duke paguar […]

Nëntor 11, 2024 - 18:25
 0
FoxNews: Kamala Harris i pagoi 1 milion Dollarë Oprah Winfrey gjatë fushatës presidenciale
Reklamë
Reklamë

Rrjeti televiziv amerikan FoxNews ka bërë të ditur se zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris, e ka paguar Oprah Winfrey me 1 milion Dollarë për ta ndihmuar me fushatën presidenciale në garën kundër Donald Trump.

Ky është vetëm një rast, shkruan FoxNews, se si stafi i fushatës së Kamala Harris ka shpenzuar miliona Dollarë duke paguar artistë të ndryshëm për ta mbështetur si kandidate për Presidente të Amerikës.

Në fakt zgjedhjet presidenciale u fituan nga Donald Trump me diferencë të thellë ndaj Kamala Harris.

Reklamë
Reklamë

Mediat tjetër amerikane “Washington Examiner” jep të tjera detaje rreth kësaj pagese.

Stafi i fushatës së Harris i pagoi 1 milion Dollarë kompanisë së Winfrey më 15 Tetor, pas një eventi kur Oprah Winfrey priti dhe mbështeti publikisht Kamala Harris në muajin Shtator. Winfrey gjithashtu u shfaq në mitingun përmbyllës të Harris në Filadelfia, e cila ofroi mbështetje për kandidaten presidenciale”, shkruan Washington Examiner.

Në tubimin përmbyllës, Winfrey tha: “Ne po votojmë për vlerat dhe integritetin. Po votojmë që të shërohemi nga urrejtja”.

“Washington Examiner” zbulon edhe një tjetër pagesë nga fushata e Kamala Harris.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për një pagesë për shfaqjen e Kamala Harris në podcastin “Call Her Daddy” me prezantuesin Alex Cooper.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.