Sulmet izraelite në Liban, 54 të vrarë gjatë një dite
Të paktën 54 persona u vranë dhe 56 u plagosën nga sulmet izraelite të dielën në zona të ndryshme të Libanit, njoftoi sot
Të paktën 54 persona u vranë dhe 56 u plagosën nga sulmet izraelite të dielën në zona të ndryshme të Libanit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor 2023, sulmet izraelite në Liban kanë marrë jetën e 3,243 personave, ndërsa të lënduarit arrijnë në 14,134, sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Për shkak të konflikteve midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, rreth 500,000 njerëz të zhvendosur kaluan kufirin dhe u strehuan në Siri. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?