“Më shkroi në Instagram”, kamarieri argjentinas ‘thyen’ heshtjen pas vdekjes së Liam Payne
Kamarieri 24 vjeçar argjentinas Braian Nahuel Paiz ka thyer heshtjen 1 muaj pas vdekjes tragjike të yllit të muzikës Liam Payne. Ai është një prej 3 personave të arrestuar në Buenos Aries, të akuzuar se kanë lidhje me rastin që tronditi gjithë globin. Sipas të riut, kontakti i parë me këngëtarin ishte në restorantin ku ai darkoi […]
Kamarieri 24 vjeçar argjentinas Braian Nahuel Paiz ka thyer heshtjen 1 muaj pas vdekjes tragjike të yllit të muzikës Liam Payne. Ai është një prej 3 personave të arrestuar në Buenos Aries, të akuzuar se kanë lidhje me rastin që tronditi gjithë globin.
Sipas të riut, kontakti i parë me këngëtarin ishte në restorantin ku ai darkoi me të dashurën e tij Kate Cassidy. Ai thotë se kishte dëgjuar thashethemet për të se ai konsumonte lëndë narkotike.
“Kur e takova unë, ai ishte nën efektin e drogës. Nuk hëngri asgjë. Më foli për projektin e tij të ardhshëm në muzikë”, ka thënë Paiz në një intervistë për një gazetar argjentinas.
Kamarieri pranon se ka konsumuar drogë bashkë me Payne, por kurrsesi të kenë bërë ‘pazare’ bashkë.
“Nuk i kam marrë para. Unë mora marijuanë, ai kokainë”, mësohet të ketë thënë 24 vjeçari, shkruan Mirror UK. Ai ka zbuluar madje se këngëtari i ka shkruar përmes një llogarie anonime në Instagram. E në fakt, ekspertiza mjekësore ka zbuluar se Liam kishte konsumuar alkool e kishte marrë kokainë para se të vdiste. Është hedhur poshtë çdo dyshim për vetëvrasje.
/a.r
What's Your Reaction?