Revolucioni Trump
Nga Artur Ajazi Donald Trump, presidenti i 47, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, natyrisht ka ardhur me një megaprogram në postin më të lartë, të një superfuqie. Askush mos besojë se, Trump do të merret vetëm me problemet e kufirit me Meksikën, emigracionin e paligjshëm, goditjen e rrjeteve kriminale, apo dhe rritjen ekonomike të […]
Nga Artur Ajazi
Donald Trump, presidenti i 47, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, natyrisht ka ardhur me një megaprogram në postin më të lartë, të një superfuqie. Askush mos besojë se, Trump do të merret vetëm me problemet e kufirit me Meksikën, emigracionin e paligjshëm, goditjen e rrjeteve kriminale, apo dhe rritjen ekonomike të amerikanëve, të cilën e ka pikën e parë të premtimeve. Presidenti Trump, do të nisë të merret gjatë edhe me problemet e shumta që kanë mbuluar mbarë botën.
Madje që ditët e para të punës së tij. Lindja e Mesme, Kina, Europa, Ballkani, devijancat dhe situata ende e nderë në Ukrahinë, ridimensionimi i marrëdhënieve me Rusinë, goditja e rrjeteve kriminale në SHBA, Amerikën e Jugut, etj..etj, janë dhe do të mbeten si probleme për zgjidhje të padiskutueshme nga zoti Trump. Padyshim Ballkani, mbetet një shqetësim tjetër për presidentin e ri të SHBA.
Mungesa e stabilitetit, shkëmbimi verbal i kërcënimeve, presioneve paralajmërimeve dhe rritja e tensioneve mes shteve ballkanike, kryesisht Serbisë-Kosovës, situata në Bosnje, apo shtetet anëtare të NATO-s, në kufi me Rusinë, nuk janë jashtë axhendës së tij. Pra, e presin punë të shumta. Dhe mes kësaj turfullime, ku stafi i tij, pret të rradhisë problemet nga njëra-tjetra, për t’ja parashtruar zotit Trump në zyrën e tij, në Tiranë politika amfibe, (e cila me kohë duhej të ishte tërhequr) nuk ngurron të bëjë insinuata dhe krahasime të tilla si “ne jemi si partia e Trump, jemi si ai, kemi vuajtur si ai, jemi aleatët e tij”, etj..etj.
Qesharake ta mendosh se, Trump mund të gjejë kohë të mendojë aq gjatë, për fatin e ndonjë politikani në pension, dhe të lërë pas dore axhendën e tij të ngjeshur, për të bërë realitet premtimet e dhëna amerikanëve. Demagogjia ballkanase, që ka shoqëruar deri sot fushatat elektorale, shumë shpejt do ta shohim t’ja lerë vendin, një politike të re, një stili të ri, një mendësie të re, e cila do ti përshtatet ritmit të qeverisjes dhe presidencës së zotit Trump.
Nuk ka kthim pas. Ky është mesazhi që po japin bashkëpunëtorët e presidentit të ri, për klasën e vjetëruar amerikane dhe atë botërore. Trump, nuk ka fare ndërmend të bashkëpunojë me vjetërsirat europiane, ballkanike dhe aziatike. Ndërtimi i një rendi të ri, mbetet sfida e 4 vjeçarit të drejtimit të Shtëpisë Bardhë nga Donald Trump. “Me hir, ose pahir”, me bashkëpunim ose me ushtrim të autoritetit si superfuqi, presidentit të ri , do ti duhet të përmbushë me sukses premtimin dhe misionin e tij politik dhe gjeostradegjik, për ti rikthyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës, autoritetin e duhur në botë.
Sa për “nono-grata-t” kudo në botë qofshin ato, mendoj se zoti Trump, nuk do të ketë mundësinë kohore të merret me problemet private të askujt , që është “skanuar” më parë (edhe me dijeninë e tij) nga DASH.
What's Your Reaction?