Non grata e Berishës, pse ishte shans për opozitën?!
Nga Ylli Pata Deri në janar, madje deri në zgjedhjet e majit, sipas të gjitha gjasave, spin doktorët e Sali Berishës, do të rrahin në publik tezën e heqjes së Non Grata-s nga administrate Trump. Një tezë, me të gjitha mundësitë e kotë, por edhe sikur të përmbyset bota dhe të ndodhë, ajo nuk favorizon […]
Nga Ylli Pata
Deri në janar, madje deri në zgjedhjet e majit, sipas të gjitha gjasave, spin doktorët e Sali Berishës, do të rrahin në publik tezën e heqjes së Non Grata-s nga administrate Trump.
Një tezë, me të gjitha mundësitë e kotë, por edhe sikur të përmbyset bota dhe të ndodhë, ajo nuk favorizon opozitën, përveçse rrit peshën e doktorit brenda opozitës.
Nuk ka asnjë gjasë që pëlqimi për Sali Berishën të shkojë nga 70% negativ, në mbi 50% pozitiv brenda një kohe të shkurtër. Sepse perceptimi publik ndaj punës së bërë nga Sali Berisha si politikan, si President, si Kryeministër 2 herë dhe si lider i opozitës, nuk ka lidhje me sanksionin e Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj tij.
Pasi pikërisht prej këtij perceptimi Sali Berisha dha dorëheqjen në vitin 2013 e deklaroi se largohet përfundimisht nga politika udhëheqëse e opozitës shqiptare. Me fabulën e largimit të tij, është ndërtuar e gjithë fabula e spin doktorëve të opozitës shqiptare deri në majin e vitit 2021.
Ata thonin papushim se pse e sulmoni Berishën, ai nuk ka funksione, nuk ka fuqi, nuk ka pushtet. Gjë që nuk ishte e vërtetë, pasi fuqia politike e doktorit nuk ka rënë asnjë moment pas dorëheqjes së tij me fjalë.
Non Grata amerikane, e më pas ajo britanike, erdhi në publikun shqiptar si një shans, si një mundësi politike për opozitën shqiptare.
Shpallja Non Grata e Berishës, i hoqi mazhorancës së sotme një kauzë, një alibi politike, apo një zhvillim real që ka krijuar këtë mazhorancë të madhe kundër tij.
Shpallja Non Grata e Berishës ju dha mundësi opozitës për të krijuar një aleancë dhe koalicion me zgjedhësit, se tani duhet të krjojnë një fabul politike, një etnitet politik, një program e më në fund një lidership të ri që të dalin para shqiptarëve si alternativë politike.
Por fatkeqësisht, një grup i madh i politikanëve pranë opozitës e keqpërdorën këtë mundësi, duke tentuar që ta përdornin Sali Berishën si trampolinë politike. Dhe zhgënjimet vijuan me evekt domino, ku i fundit ishte deputeti Asllan Dogjani, që u mërzit që për të disatën herë ai nuk u përfill si përfaqësues në komunitetin opozitar të Kamzës.
Por përveç zhgënjimit të Dogjanit apo të tjerëve, çështja këtu është politike, jo rast i mërzitjes në lidhje me sistemimin në punë të ca deputetëve. Opozita nuk është kjo, por Berisha harxhoi mjaft burime për ta bërë të tillë.
Pjesa më e madhe e elitës politike të opozitës nuk ka edhe sot një vision politik të një opozite pa Sali Berishën. Ka natyrisht Dashamir Shehi, ka Agron Duka, ka Lulzim Basha, Alibeaj e të tjerë, por asnjeri nuk ka tani një vizion për të ndërtuar një superstrukturë politike që ta fusë në votimin e të gjithë anëtarëve apo mbështetësve opozitarë.
Sepse secili ka pasur dhe ka hallin e sistemimit të tij politik dhe rrogëtar. Por opozita është këtu nuk ikën, ajo gjithmonë kërkon një lider, kërkon një ide e program, pa Sali Berishën. Dhe këtë e ka treguar edhe me votë pas shpalljes Non Grata. Votë e cila edhe po u hoq, që s’mendohet, do të shtohet edhe më shumë…
What's Your Reaction?