Përmbytjet, shqiptarja që jeton në Valencia rrëfen tragjedinë: Alarmi do kishte shpëtuar shumë jetë
Spanja u përball me një tragjedi muajin e kaluar, pasi reshjet e shiut dhe përmbytjet shkaktuan të paktën 222 viktima. Pas ngjarjeve tragjike, njerëzit kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për reagimin e vonuar. Liljana Saliasi, një shqiptare që jeton në Valencia, tregoi për Vizionin e Pasdites dramën që përjetuan qytetarët […]
Spanja u përball me një tragjedi muajin e kaluar, pasi reshjet e shiut dhe përmbytjet shkaktuan të paktën 222 viktima.
Pas ngjarjeve tragjike, njerëzit kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për reagimin e vonuar.
Liljana Saliasi, një shqiptare që jeton në Valencia, tregoi për Vizionin e Pasdites dramën që përjetuan qytetarët dhe ndihëm që i dhanë njëri-tjetrit.
“Një shtëpi që e kemi ne e kemi pikërisht ku ndodhi fatkeësia, por fatmirësisht familja ime nuk u prek. Valencianët kanë një shprehje. Valencia goditet, por nuk harron, e kalon, por nuk harron. Para 50 vjetësh ka ndodhur diçka e tillë dhe pati shumë dëme. Ky problem ndodhi në periferi. Reshjet ishin të jashtëzakonshme, Valencia është një vend me 300 ditë diell, shirat ishin të paimagjinueshme. Erdhi me vonesë alarmi i kuq. Në momentin që erdhi tashmë ishte bërë alarm i zi sepse erdhi në mbrëmje dhe rrugët ishin mbushur me ujë që në 12:00 të drekës. Kjo i ka indinjuar njerëzit. Alarmi i kuq ishte dhënë në hartën meteorologjike, por në momentin që alarmi vjen në telefona, njerëzit janë më të qetë. Edhe viktimat ndodhën sepse ishin të papërgatitur.
Shumë njerëz dolën të shpëtonin makinat sepse nuk ishin lajmëruar që kishin shpërthyer përrenjtë e thatë.
Një alarm i mëparshëm do kishte shpëtuar shumë jetë njerëzish. Ndihmat erdhën nga njëri-tjetri për herë të parë, njerëzit shpëtuan njëri-tjetrin”, tha ajo.
/a.r
What's Your Reaction?