Temperatura deri në -4 gradë Celsius, ja kur rikthehen rrebeshet e shiut në vend
Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, bën të ditur se të martën dhe të mërkurën pritet ulje temperaturash dhe reshje të dendura shiu, kryesisht gjatë të mërkurës. Të martën, temperaturat në veri të vendit do të zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë një rritje të lehtë të […]
Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, bën të ditur se të martën dhe të mërkurën pritet ulje temperaturash dhe reshje të dendura shiu, kryesisht gjatë të mërkurës.
Të martën, temperaturat në veri të vendit do të zbresin deri në -4 gradë Celsius, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës, ku pritet të arrihet rreth 21 gradë Celsius përgjatë vijës bregdetare.
Megjithatë, gjatë pasdites dhe natës, do të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike. Era pritet të forcohet dhe më vonë gjatë natës, do të fillojnë reshjet e shiut, të cilat do të intensifikohen dhe përfshijnë kryesisht skajin jugor të Shqipërisë. Të mërkurën, shirat do të jenë të pranishëm thuajse në gjithë territorin e vendit, duke përfshirë dhe zonat e tjera jugore dhe qendrore.
/a.r
What's Your Reaction?