Raporti: Rusia po minon shtetësinë e Kosovës, po përdor mediat për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor

Mediat ruse “Sputnik” dhe “Russia Today” kanë një ndikim të gjerë në Ballkanin Perëndimor, duke përhapur narrativë negative për NATO-n dhe BE-në dhe duke luajtur një rol kyç në përhapjen e dezinformatave për të penguar integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike. Në këtë konkluzion mbërrin raporti i Hibrid.info, “Krahahimi Ukrainë-Kosovë në narrativën dezinformuese të Rusisë”, […]

Nëntor 11, 2024 - 22:00
 0
Raporti: Rusia po minon shtetësinë e Kosovës, po përdor mediat për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor
Reklamë
Reklamë

Mediat ruse “Sputnik” dhe “Russia Today” kanë një ndikim të gjerë në Ballkanin Perëndimor, duke përhapur narrativë negative për NATO-n dhe BE-në dhe duke luajtur një rol kyç në përhapjen e dezinformatave për të penguar integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.

Në këtë konkluzion mbërrin raporti i Hibrid.info, “Krahahimi Ukrainë-Kosovë në narrativën dezinformuese të Rusisë”, i prezantuar këtë të hënë në Prishtinë. Siç thuhet, përmes narrativës dezinformuese, Serbia po minon shtetësinë e Kosovës, ndërsa target kryesor është komuniteti serb që vijon të informohet nga mediat e kontrolluara prej Vuçiçit.

Festim Rizanaj u shpreh: “Mediat Sputnik dhe Russia Today (RT) kanë një ndikim të gjerë në Ballkanin Perëndimor, duke përhapur narrativë negative për NATO-n dhe BE-në. Edhe pse Kosova dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, Kremlini gjithmonë ka përdorur çështjen e Kosovës për të përforcuar retorikën e saj kundër Perëndimit dhe për të ndikuar në politikën e rajonit. Përmes vetos në OKB, refuzimit për të njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe mbështetjes së Serbisë në forume ndërkombëtare, Rusia përpiqet të pengojë integrimin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës”.

Reklamë
Reklamë

Ndërsa profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, ka shtuar se qëllimi kryesor i kësaj narrative vazhdon të mbetet mosinkuadrimi i serbëve lokal në institucionet e Kosovës: “Kondensimi i shtetësisë së Kosovës është një nga narrativat kryesore të dezinformimit rus. Në Kosovë mundemi me gjet që target-audienca e kësaj narrative janë kryesisht komuniteti serb, të cilët akoma vazhdojnë të informohen nga ekosistemi i mediave që kontrollohen nga Vuçiç. Qëllimi kryesor i këtyre narrativave vazhdon të mbetet mosinkuadrimi ose pengesa e inkuadrimit të serbëve lokal në institucionet e Kosovës”.

Hibrid.info është një media hulumtuese, e cila kontrollon mediat për lajme të rreme, dezinformata apo keqinformime.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.