Komisioni hetimor i Shëndetësisë, dëshmon sot Ilir Beqaj
Ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të dëshmojë këtë të martë në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet,
Ish Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të dëshmojë këtë të martë në komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it.
Beqaj do të lërë qelinë për t’u paraqitur në Kuvend.
Ish ministër i Shëndetësisë është nën hetim nga SPAK për dy dosje, dosjen “Saspac” dhe koncensionin e Sterilizimit.
Në 4 korrik të këtij viti, Ilir Beqaj u vendos në pranga me urdhër të prokurores Elida Kacckini, e cila kreu hetimet për abuzimin me fondet e Saspac, ndërsa për dosjen e parë ish-ministri i shëndetësisë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’.
Ditën e djeshme biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili ndodhet i arrestuar prej gushtit të viti të kaluar në lidhje me koncensionin e Sterilizimit ka dëshmuar në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi. Para deputetëve biznesmeni ka treguar se nuk ka pasur njohje personale me kryeministrin Edi Rama, Ilir Beqajn dhe Klodian Rrjepaj të cilët në momentin kur është dhënë koncesioni kanë mbajtur detyrën e ministrit dhe zv.ministrit të shëndetësisë. Në lidhje me ish-zv.ministrin Rrjepaj sipërmarrësi ka sqaruar se e ka njohur në momentin kur janë arrestuar në gushtin e vitit të kaluar. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?