“Reflektohet edhe në Shqipëri”, fitorja e Trump e çon vlerën e Bitcoin në mbi 82 mijë dollarë
Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë, po vlen mbi 82 mijë dollarë. Një javë nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kriptovaluta ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë. Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave virtuale, u shpreh për A2 CNN: “Ka disa arsye në […]
Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë, po vlen mbi 82 mijë dollarë. Një javë nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kriptovaluta ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë.
Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave virtuale, u shpreh për A2 CNN: “Ka disa arsye në fakt, por më kryesorja është fitorja e Trump. Trump i kishte kriptomonedhat në një nga pikat e tij në zgjedhje që do i mbështeste ato. Edhe Harris e kishte shpallur si përparësi, por ajo mbështetjen e kishte kryesisht në rregullime dhe kufizime. Miliarderi Elon Musk, një prej mbështetësve të Donald Trump është një tjetër arsye”.
Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin gati 3 200 dollarëve, Binance 623 dhe Solana rreth 216 dollarë.
“Ky është efekti domino. Kur rritja përfshin kriptovalutën kryesore, Bitcoin, ajo rrjedhimisht përcillet edhe te monedhat e tjera digjitale”, shtoi Dokuzi.
Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. Fitorja e Trump pritet të nxisë tregun e modhenave digjitale dhe në Shqipëri: “Shqiptarët e prisnin. Unë kam shumë miq që kanë blerë Bitcoin sepse e prisnin rritjen. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half” ai i përgjysmimit të tij dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”.
Kur u krijua në 2009, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021, kur vlente 11 800 e tani mbi 82 mijë dollarë.
/a.r
What's Your Reaction?