Caktohet data, kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani
Social Demokratët e kancelarit Scholz dhe ligjvënësit e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje të parakohshme federale më 23 shkurt,
Social Demokratët e kancelarit Scholz dhe ligjvënësit e opozitës kanë arritur një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje të parakohshme federale më 23 shkurt, sipas zyrtarëve qeveritarë.
Më 6 nëntor, koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra pasi kancelari Olaf Scholz shkarkoi ministrin e tij të Financave dhe u hapi rrugën zgjedhjeve të parakohshme, duke shkaktuar kaos politik në ekonominë më të madhe të Europës, disa orë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Ndërsa sondazhet sugjerojnë se Friedrich Merz, lideri i aleancës konservatore të opozitës CDU/CSU, është kryesuesi i zgjedhjeve, Scholz të dielën shprehu besimin se ai mund të fitojë.
Ai tha gjithashtu se pret që partia ta m,bështesë për të kandiduar për një mandat tjetër.
Scholz-it do t’i duhet të nxisë votimin kombëtar duke iu dorëzuar fillimisht një votëbesimi në dhomën e ulët të parlamentit.
Ky votim ka të ngjarë të mbahet në gjysmën e parë të dhjetorit. Më pas, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.
Zyrtarët gjermanë kanë paralajmëruar se mbajtja e zgjedhjeve në fillim të janarit mund të rezultojë në probleme logjistike dhe t’i hapë derën sfidave ligjore./vizionplus.tv
What's Your Reaction?