Futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik
Futbollisti Marko Angulon nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë. 22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe
Futbollisti Marko Angulon nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë.
22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.
Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante LDU Quito shprehi ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”
What's Your Reaction?