DETAJE/ Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema

Një ditë më parë, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj.

Nëntor 12, 2024 - 13:30
 0
DETAJE/ Zyrtari i lartë i Policisë favorizonte subjekte private për evazion fiskal, si u zbulua skema
Reklamë
Reklamë

Një ditë më parë, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj.

Ky i fundit aktualisht është shef në Drejtorinë e Standarteve te Policia e Përgjithshme.

Vizion Plus mëson se ka qenë Prokuroria e Beratit ajo që ka zbuluar skemën ku i përfshirë për favorizimin e një biznesi për evazion fiskal del edhe emri i zyrtarit të lartë të policisë Sabri Jacaj.

Reklamë
Reklamë

Hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, celular i sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.

Deri tani nuk është faktuar se Jacaj ka përfituar para, por ka shkelur ligjin duke favorizuar përmes detyrës së tij  një biznes privat që kishte njohje për fshehje të të ardhurave dhe për evazion fiskal.

Prokuroria e Beratit i ka përcjellë çështjen Agjencisë së Mbikqyrjes Policore e cila ka thelluar hetimet për shkelje të rëndë.

Pritet që të merret masa disiplinore e rëndë deri në përjashtimin e tij nga rradhët e policisë. Gjithashtu po hetohet nëse Jacaj është i përfshirë në raste të tjera të kundraligjshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.