Emergjencat civile apel bashkive: Nga e enjtja nisin shirat merrni masat, kontrolloni kanalet
Drejtoria e përgjithshme e Emergjencave civile u ka dërguar një mesazh bashkive të vendit, duke i kërkuar të marrin masa paraprake, para nisjes së reshjeve të shiut “Në datat 14, 15 dhe 16 parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”, shkruhet në mesazh. Konkretisht bashkive u kërkohet […]
Drejtoria e përgjithshme e Emergjencave civile u ka dërguar një mesazh bashkive të vendit, duke i kërkuar të marrin masa paraprake, para nisjes së reshjeve të shiut
“Në datat 14, 15 dhe 16 parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”, shkruhet në mesazh.
Konkretisht bashkive u kërkohet të kontrollojnë sistemet e kullimit të kanaleve të ujërave të larta, të dyta e të treta dhe kolektorëve të shkarkimit për të parandaluar përmbytjet. Në qytete, kërkohet të kontrollohen pusetat dhe të pastrohen nga mbeturinat.
What's Your Reaction?