Ish ministri Beqaj kërkon sërish ta bëjë deklaratën me Power Point: Keni 7-8 muaj që më keni akuzuar për hajdut
Ilir Beqaj ditën e sotme pritet të japë dëshminë e tij në komisionin hetimor të Sterilizimit përpara anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Beqaj
Ilir Beqaj ditën e sotme pritet të japë dëshminë e tij në komisionin hetimor të Sterilizimit përpara anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.
Beqaj është i shoqëruar në komision edhe nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj.
Gjatë fjalës së tij, ish ministri Beqaj kërkoi sërish prezatim me PowerPoint. Kjo kërkesë u refuzua në mënyrë kategorike nga Vokshi.
Pjesë nga biseda:
Ilir Beqaj: 7-8 muaj më keni akuzuar për hajdutë.
Albana Vokshi: Kam 10 vjet jo 7 muaj. SPAK ka 7 muaj.
Ilir Beqaj: Sot filloni të merreni jam pak i mençur, gjys i mençur, jam për tu përgjigjur. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta ilustroj me mjete. Ju nuk e dini çfarë kam bërë. Nuk e dini pa e parë. Për të patur mundësinë për deklaratën e kontekstualizuar. Fillojnë më herët këto ngjarje që në 2009. Kur një ministër e bleu centralin dhe e la në qese. Në bazë të nenit 2 pika 7, thotë vendim i ndërmjetëm është vendim i marrë në çdo fazë të hetimit, të pyetjes së dëshmitarëve.
Albana Vokshi: E ka rrëzuar gjykata Kushtetuese. A do flasësh për të drejtat e tua apo të drejtat e komisionit.
Ilir Beqaj: Bëmë një kërkesë. Ka një nen më poshtë që tregon si merret ky vendim. Më jepni një vendim për kërkesën, vendimin e merrni ju. Këtë që lexova. Një deklaratë që dua ta ilustroj me foto dhe video.
Albana Vokshi: Do bëni deklaratën? Nëse nuk e bëni do filloj me pyetjet. Zoti Beqaj do e bëni deklaratën?
IlirBeqaj: Do ta bëjmë deklaratën siç do më mundësoni. Fillimisht kam bërë një kërkesë.
Albana Vokshi: Nuk e lejon ligji. Po humbni kohë kot.
Ilir Beqaj: E kam lexuar ligji dhe nuk i jep të drejtë kryetarit të marrë një vendim të ndërmjetëm.
Albana Vokshi: Ja ka lënë Gjykata Kushtetuese këtë vendim të ndërmjetëm pakicës
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërriti në Kuvend sot nga ambientet e burgut në praninë e forcave të sigurisë dhe me pranga në duar.
What's Your Reaction?