Babai i Laert Haxhiut ‘thyen heshtjen’: Nuk dënohet njeriu me fjalë! Të më gjejnë një provë!
Qamil Haxhiu, babai i të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiut ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj të birit, duke deklaruar ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se drejtësia të provojë me fakte dhe prova se djali i tij është fajtor për veprat për të cilat akuzohet. Ai e konsideron arrestimin dhe dënimin me burgim […]
Qamil Haxhiu, babai i të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiut ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj të birit, duke deklaruar ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se drejtësia të provojë me fakte dhe prova se djali i tij është fajtor për veprat për të cilat akuzohet. Ai e konsideron arrestimin dhe dënimin me burgim të përjetshëm të djalit, si padrejtësi.
“Është bërë një padrejtësi e madhe. Unë dua të jem I hapur. Unë jam prindi në radhë të parë, në radhë të dyrë po bëhet padrejtësi dhe s’mund të hesht. E treta, duhet ta marrë vesh opinion publik se çfarë gatuajnë ata aty brenda.
Unë kërkoj të ma nxjerrë prokuroria dhe gjykata, zotëri a është djali yt ky? Nëse ma vërteton ligjërisht që ai është djali im, me ekspertë. Ne kemi bërë ekspertizë vetë. Na janë rrëzuar kërkesat një pas një. Ai është Orgesti, jo Laerti. Ç’punë ka vendngjarja me vendndodhjen e Orgestit? Se ajo thotë është Orgesti me tuta të kuqe.
I kam kasetet, dosjen e kam në shtëpi. Do interesohem që t’i nxjerr. Kush të dojë prokuror të marrë çështjen përsipër dhe t’ia mbushë mendjen opinionit publik që unë të pranoj që ai është djali im. Në seancë do jetë vendimmarrje, në momentin që prokuroria i gjen një fakt, një bisedë telefonike, një foto, do jem I pari që do them po dënohet sipas ligjit, çfarë i takon ta marrë.
Vetëm në Shqipëri thuhet: e tha ky, e tha ai”, deklaroi Qamil Haxhiu.
Laert Haxhiu u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë burg përjetë pasi akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut.
Vetë Haxhiu ka deklaruar se po dënohet padrejtësish dhe pa fakte.
Haxhiu u ekstradua në Shqipëri në muajin korrik. 32-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm, akuzohet për një sërë veprash penale si: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
/a.r
What's Your Reaction?