Jepet pretenca, SPAK kërkon 4 vite burg për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku ndodhet në…

SPAK kërkon dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që të dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg, shkruan A2 CNN. Prokuroria kërkon që Fatmir Ejupi, topograf, inxhinier të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe te dënohet me 3 […]

Nëntor 12, 2024 - 16:05
 0
Jepet pretenca, SPAK kërkon 4 vite burg për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku ndodhet në…
Reklamë
Reklamë

SPAK kërkon dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre në dy raste 4 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkon që të dënohet me 2 vjet e 8 muaj burg, shkruan A2 CNN.

Prokuroria kërkon që Fatmir Ejupi, topograf, inxhinier të cilësohet fajtor për falsifikim stampash, formularësh dhe te dënohet me 3 vjet burg.

Po ashtu, është kërkuar që Fiqiri Farruku, të cilësohet fajtor për falsifikim vulash stampash e formularësh të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa 2 vite për shkak të dënimit të shkurtuar, shkruan A2.

Reklamë
Reklamë

Prokuroria kërkoi që Ardian Bulku të cilësohet fajtor për falsifikim dokumentesh dhe të dënohet me 3 vjet, 2 vjet burg me gjykim të shkurtuar. Për Bulkun të pezullohet ekzekutimi i vendimit.

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, theksoi se hetimi nisi në 2020 për “shpërdorim detyre” dhe bashkë me këtë çështje u bashkua dhe një hetim tjetër mbi procedurën e prokurimit për Promanade.

Sipas prokurorit Sotir Kllapi, të dyshuarit kanë paraqitur dokumente të rreme dy vjet pasi objekti ishte bërë. I pandehuri Vangjush Dako në bashkëpunim me Adhurim Qehajaj, nëpërmjet zbardhjes të vendimit të KRT, dy vjet pasi objekti kishte përfunduar, jo vetëm nuk ka marrë masa për zhvillimin e territorit, por edhe ka hapur legalizimit të paligjshëm.

Nderkohe Dako ndodhet nen masen arrest shtepie.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.