Silvinjo mer “borxh” 5 futbollistë nga kampionati shqiptar për stërvitje

Trajneri i kombëtares Silvinjo ka afruar ditën e sotme 5 futbollistë të kampionatit shqiptar që të stërviten me kuqezinjtë. Dy nga lojtarët e

Nëntor 12, 2024 - 17:35
 0
Silvinjo mer “borxh” 5 futbollistë nga kampionati shqiptar për stërvitje
Reklamë
Reklamë

Trajneri i kombëtares Silvinjo ka afruar ditën e sotme 5 futbollistë të kampionatit shqiptar që të stërviten me kuqezinjtë.

Dy nga lojtarët e grumbulluar i përkasin Superiores të cilët janë Marcelino Preka i Partizanit dhe Artan Jazxhi i Teutës, ndërsa tre futbollistët e tjerë vijnë nga kategoria e parë të cilët janë Segersio Geci i Vorës, Andri Stafa i Besës dhe Kesli Shani i Erzenit.

Afrimi i këtyre futbollistëve në stërvitje ëhstë bërë me qëllim që të plotësojë numrin e futbollistëve që nuk janë grumbulluar ende, por që pritet t’i bashkohen kombëtares orët në vijim.

Reklamë
Reklamë

Qendërmbrojtësit Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami i bashkohen vetëm sot në darkë grupit, ndaj nuk kanë qenë të pranishëm në stërviten e pasdites të organizuar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.