Korçë/ Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh, banorët dalin nga shtëpitë në panik
Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Banorët thonë se janë përfshirë nga paniku pasi pallati pothuajse i gjithi, në veçanti katet e larta, janë mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë i këtij pallati, nga një ambient i përbashkët. Në kushte të […]
Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.
Banorët thonë se janë përfshirë nga paniku pasi pallati pothuajse i gjithi, në veçanti katet e larta, janë mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë i këtij pallati, nga një ambient i përbashkët.
Në kushte të tilla të gjithë banorët kanë qenë të detyruar të dalin jashtë pasi rrezikoheshin nga asfiksimi, shkruan A2 CNN.
Nga ana e shërbimit zjarrfikës bëhet me dije se zjarri mendohet të ketë rënë në një ambient të përbashkët të katit të dytë aty ku kalojnë të gjithë tubacionet e pallatit, përfshi ato të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe tubacionet e tjera.
Zjarri ka përfshirë objekte që duket janë lënë nga banorët dhe më pas kanë shpërthyer tubat e ujit të pijshëm, duke shkaktuar probleme të tjera për banorët.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës dhe punonjësve të OSSHE të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve si dhe kanë bërë shkëputjen e energjisë elektrike.
Nga paniku banorët kanë dalë jashtë ndërkohë që po ndërhyet për të pastruar të gjithë ambjentin.
Raportohet se drejtoria e ujësjellësit do të bëjë ndërprerjen e ujit deri në rregullimin e plotë të sahateve të djegur
“Ne pamë tym fillimisht në korridor jashtë, pastaj hapëm dyert e ujësjellësit ku kalojnë tubot e ujit, korentit kishte rënë zjarr.
Ato i shuam, u lajmërua zjarrfiksja erdhi, tani është mbytur gjithë pallati nga uji, janë çarë të gjitha tubot, ujin e kanë ndërprerë dhe kemi mbetur të gjithë jashtë. Lart nuk hyn dot nga tymi, te kati i 4 nuk hyn dot, nuk duket fare”, shprehet një banor për Report Tv.
Ndërkohë një banor tjetër ka thënë se shpërthyen tubat e ujit.
“Shpërthyen tubat e ujit,u çanë,u mbush dynjaja me ujë.Lart dilte tym por se dimë se ku. Ne vetëm kur na thanë dilni jashtë lajmëruar zjarrfiksen erdhën ata, u mbyll uji, drita nuk kemi,tashi nuk e dimë si do vazhdojë” thotë një banore tjetër për Report Tv.
“Ra zjarri lart në katet lart dhe shpërthyen tubat e ujit.Banorët e kateve sipër ishin më të rrezikuarit ne dolëm jashtë në moment”, shprehet një banor tjetër.
What's Your Reaction?