Qeli në shtëpi për të ruajtur veten nga djali me vese

Një grua në Tajlandë raportohet të ketë ndërtuar një qeli të vërtetë burg me hekura të fortifikuar në banesën e saj, me qëllimin e vetëm, për të mbrojtur djalin nga veset. Pas më shumë se 20 vitesh në panik, 64-vjeçarja nga provinca Buriram ndërmori këto masa pasi djali kishte varësi nga droga dhe veset dhe […]

Nëntor 13, 2024 - 08:40
 0
Qeli në shtëpi për të ruajtur veten nga djali me vese
Reklamë
Reklamë

Një grua në Tajlandë raportohet të ketë ndërtuar një qeli të vërtetë burg me hekura të fortifikuar në banesën e saj, me qëllimin e vetëm, për të mbrojtur djalin nga veset.

Pas më shumë se 20 vitesh në panik, 64-vjeçarja nga provinca Buriram ndërmori këto masa pasi djali kishte varësi nga droga dhe veset dhe shpesh herë bëhej i dhunshëm për të dhe fqinjët.

Ajo pajtoi një kompani për t’i ndërtuar një qeli në shtëpi, ku mund të mbyllte të birin 42-vjeçar sa herë që ai bëhej agresiv.

Reklamë
Reklamë

Gruaja i tha policisë se kishte provuar gjithçka për ta ndihmuar djalin e saj gjatë këtyre viteve, përfshirë rehabilitimin në më shumë se 10 qendra të ndryshme në vend, por asgjë nuk funksionoi dhe ai bëhej gjithnjë e më i dhunshëm me kalimin e kohës.

Më 23 tetor, gruaja u detyrua të thërriste policinë pasi nuk mund ta kontrollonte dot më të birin. Ai u shtrua në një spital, por ajo e dinte se do të kthehej, ndaj vendosi të krijonte qelinë. Gruaja e moshuar, e njohur vetëm si zonja A. nga mediat, siguroi që djali i saj të kishte qasje në kushte bazike dhe la një hapësirë midis shufrave për t’i dhënë ushqim dhe ujë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.