Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër, largohen edhe 50 punonjës italianë
Kontigjenti italian në Shqipëri ka nisur braktisjen e dy qendrave pritëse të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Nga 295 punonjës që duhej të ishin sipas marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, duke përfshirë policë, financierë, policë burgjesh, numri aktual i tyre është në 220, dhe me largimin e 50 agjentëve, ky numër është zvogëluar në 170. “Teknikisht, […]
Kontigjenti italian në Shqipëri ka nisur braktisjen e dy qendrave pritëse të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.
Nga 295 punonjës që duhej të ishin sipas marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët, duke përfshirë policë, financierë, policë burgjesh, numri aktual i tyre është në 220, dhe me largimin e 50 agjentëve, ky numër është zvogëluar në 170.
“Teknikisht, kjo lëvizje është cilësuar si “rimodulim””, raporton La Repubblica.
Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, punonjësit italianë nuk mund të paguhen ndërkohë që numri i emigrantëve në qendrat pritëse është katërcipërisht më i ulët nga ai që parashikonte marrëveshja.
“Gjithashtu për shkak se dëmtimi i imazhit të qeverisë italiane ka filluar të duket shumë i lartë, disproporcioni, krahasuar me emigrantët që do të ndihmohen, i stafit të punësuar brenda strukturave u nënvizua nga të gjithë parlamentarët që vizituan qendrën, nga demokratët Laura Boldrini dhe Rachele Scarpa. Për këtë arsye, është duke u zhvilluar një demobilizim i pjesshëm, i cili do t’i sjellë repartet në minimumin jetik prej njëqind e shtatëdhjetë personash, për të lejuar turne vëzhgimi gjashtë-orësh në qendra, edhe kur – si për momentin – ato janë bosh”, thuhet në artikull.
Një ditë më parë, prefektura e Romës publikoi tenderin 3.2 milionë euro për mirëmbajtjen e dy qendrave në Shëngjin dhe Gjadër.
La Repubblica bën me dije se një kontratë 48 mijë euro për 6 muaj, është lidhur gjithashtu me një kompani pastrimi nga Tirana. Ndërsa në datën 19 përfundojnë afatet për një kontratë tjetër prej 993 mijë eurosh për sigurimin e vakteve ushqimore, në një periudhë dyvjeçare, për IEVP Gjadër.
Dhe sipas artikullit, të gjitha këto kontrata janë lidhur në një kohë që qendrat po zbrazen gjithnjë e më shumë dhe kontingjentet po rrallohen.
/a.r
What's Your Reaction?