Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia italiane. Policia kishte dyshime se ky shtetas trafikonte lëndë narkotike, e për pasojë
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia italiane.
Policia kishte dyshime se ky shtetas trafikonte lëndë narkotike, e për pasojë bënë një kontroll rutinë në banesën e tij.
Mediet e huaja shkruajnë se në shtëpi iu gjetën gati 350 gram hashash të ndarë në doza të ndryshme gati për shitje, material ambalazhi, një peshore precize, një thikë dhe një raketëhedhëse.
Përveç lëndës narkotike, u sekuestrua edhe shuma prej 1300.00 euro, e ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, që dyshohet se janë të ardhura nga veprimtaria e tregtimit të drogës. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?