Akuzohet se ka abuzuar për 4 vite me të miturën, shpallet në kërkim ndërkombëtar Edison Sheme: Dyshohet se ka ikur drejt Greqisë
Policia e Korçës akoma nuk ka rënë në gjurmët e 43-vjeçarit Edison Sheme, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Burime pranë
Policia e Korçës akoma nuk ka rënë në gjurmët e 43-vjeçarit Edison Sheme, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se Sheme nuk ka kaluar kufirin në asnjë prej pikave kufitare por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë kaluar në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor.
Në këto kushte, Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Shemen, i cili dyshohet të ketë kaluar nëpërmjet vijës së gjelbër drejt shtetit grek, aty ku prej vitesh jeton vëllai i tij.
Sipas policisë, kërkimet e ditëve të fundit në banesat ku dyshohej se mund të ishte fshehur 43 vjeçari, nuk kanë dhënë rezultat.
Në këto kushte, Prokuroria e Korçës dha urdhërin e kërkimit ndërkombëtar, urdhër i cili i është përcjellë Interpol Tirana për të vijuar procedurat e gjetjes së tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth një javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16-vjeçare denoncoi në polici abuzimin që sipas saj 43-vjeçari ka bërë me të që në moshën 12-vjeçare./vizionplus.tv
What's Your Reaction?